Kostofski: Кemi përgjegjësi si prind ti përcjellim gjuhën maqedonase fëmijëve tanë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare (International Mother Language Day) është një ditë ndërkombëtare ceremoniale e shpallur nga UNESCO në vitin 1999.

Si e tillë ajo festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

Gjuhët e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë një pasuri e shtuar e kombit, prandaj ne duhet të vazhdojmë dhe ti ruajmë ato, ti përcjellim brez pas brezi, sepse gjuha është kulturë.

E kam përgjegjësi si prind, të përcjell gjuhën maqedonase tek vajza ime, ashtu si gjithë prindërit.

Marjana Kostofski
Anëtar i komunitetit maqedonas në Komitetin për Pakicat Kombëtare