Bashkësia ndërkombëtare është duke u interesuar rreth problemeve të Maqedonasve në Shqipëri

Perfaqësues të ambasadave të Amerikës dhe BE-së në Tiranë në vizitë në Prespë

Perfaqësues të ambasadave të Amerikës dhe BE-së në Tiranë në vizitë në Prespë

Mbas kërkesave të Maqedonasve dhe deputetin Australian Luk Simpkins, për të sanksionuar dhe të ndalohen sulmet e Aleances Kuq e Zi ndaj Maqedonasve në Pustec, dhe për të siguruar arsim në gjuhën amtare në Gollobordë, përfaqësues të ambasadës amerikane dhe të Bashkimit  Europian në Tiranë, vizituan komunën e Pustecit (Liqenasit) ku realizuan një takim me kryetarin e komunës Edmond Themelko, Vasil Sterjovski nga partia Aleanca e maqedonasve për integrim europain dhe Besnik Hasani, kryetar i shoqatës maqedonase “MOST” nga Golloborda.

– Komunën tonë e vizitoi diplomati amerikan përgjegjës për të drejtat e njëriut Xhej Poter se bashku me një përfaqësues të ambasadës e BE-së në Shqipëri. Ata shprehën mirëkuptimin e plotë për kërkesat tona dhe u zotuan se do reagojnë seriozisht tek qeverinë e kryeministrit Sali Berisha për diskriminimin kundër Maqedonasve. Biseda kishte peshë e madhe dhe na dha shpresë se bashkësia ndërkombëtare do të ushtrojë presion mbi autoritetet në Republikën e Shqipërisë dhe që në fund do të fillojnë të zgjidhen problemet e Maqedonasve në Shqipëri – tha Themelko.

Midis të tjera , ata i njojtën edhe me problemin e arsimit në gjuhën amtare, dhe mosnjohjen  e statusit të minoritetit në të gjithë teritorin e Republikës së Shqiperisë , rreth Censusit rezultatet e të cilit nuk i njohin bashkë me minoritetet e tjera si dhe për probleme të tjera. Vecënarisht u përqendruan tek sulmin e anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi në Pustec dhe retoriken nacionaliste të politikanëve shqiptar.

Përndryshe, me problemet me të cilat përballen minoritetet në Shqipëri si dhe mosrealizimi i të drejtave minimale legjitime, drejt fundit të gushtit vitin e kaluar, në kuadër të Shkollës së lidërve të rinj në Ohër të Maqedonisë, përfaqësuesit e minoritetit maqedonas dhe rromë në Shqipëri, Vasil Sterjovski nga Aleanca e maqedonasve për integrim europain dhe Arben Kosturi kryetar i shoqatës rrome “Disutni Albania”e njohën Filip Riker, Zëvëndës- ndihmës Sekretar i Shteteve të Bashkuara.

Arben Kosturi, Filip Riker dhe Vasil Sterjovski

Arben Kosturi, Filip Riker dhe Vasil Sterjovski

Zëvëndës-ndihmës Sekretari i shtetit Riker në takimin me ta, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ndihmojnë në integrimin e Shqiperisë në Bashkimin Europian, sepse kjo është e vetmja alternativë për Shqipërinë dhe vëndet e rajonit, dhe se respektimi i të drejtave të minoriteteve është një nga prioritetet e përmbushjes së standarteve për integrimin europian. (Makedonium)