Maqedonasit në Shqipëri festuan ditën e Ujit të Bekuar

Besimtarët e krishterë Maqedonas në Shqipëri, festuan ditën e Ujit të Bekuar. Ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë u mbajtë në zonat e Prespës dhe Gollobordës, në f.Vernik si dhe në qytetet ku jetojnë Maqedonasit në Shqipëri.

Në zonën e Prespës maqedonasit tradicionalisht u mblodhën nëpër kishat e fshatrave dhe pas liturgjive të priftërinjve Aleks Themelko dhe Ropi Argjiri, sipas zakoneve, me kryqet e zbukuruara me borzilok, u drejtuan në bregun e liqenit të Prespës, ku hidhen kryqet.

Tek maqedonasit në Shqipëri është zakon që ai që kap kryqin, i shoqëruar nga një grup, vizitojnë familjet.

Pasi kryqi ka rrotulluar të gjitha shtëpitë në çdo fshat në Prespë, Vërnik apo Gollobordë, kthehet në kishën e fshatit, ku qëndron deri në vitin e ardhshëm.

Besohet se kushdo që kap kryqin do të jetë me fat për të gjithë vitin.

©Makedonium