MAQEDONASIT NE SHQIPERI FESTUAN UJIN E BEKUAR

Festa ortodokse Uji i Bekuar u festua në të gjithë Shqipërinë ku jetojnë Maqedonasit ortodoksë, në Prespë, Gollobordë, Vërnik, Kërcisht, Erbele dhe në qytetet e mëdha në të gjithë Shqipërinë.

Pustec, Uji i Bekuar

Pustec, Uji i Bekuar


Në Prespë tradicionalisht të gjithë fshatrat e hedhin kryqin në ujrat e Liqenit të Prespës. As koha e ftohtë , as uji i ftohtë nuk i ndaloi besimtarët të hidhen në ujërat e Liqenit të Prespës.

Që në mëngjes, Maqedonasit mblidhen tradicionalisht në kishat e fshatrave, pas liturgjisë dhe sipas zakonit, me kryqin të zbukuruar me borzilok shkojnë drejtë lumenjtë në Gollobrdë ose në Liqenin e Prespës në Prespë ku hidhet kryqi.

Kisha e “Shën Dhimitrit”, Goricë e Madhe, Prespë

Kisha e “Shën Dhimitrit”, Goricë e Madhe, Prespë


Midis Maqedonasve në Shqipëri zakon është, ai që do ta kap kryqin, i shoqeruar nga një grup i vizitojnë familjet, të cilat i japin para grupit.

Hedhja e kryqit në Zaroshk të Prespës

Hedhja e kryqit në Zaroshk të Prespës


Pasi kryqi do ti vizitoj të gjitha shtëpitë në cdo fshat në Prespë, Vërnik ose Gollobordë, kthehet në kishën e fshatit, ku ai qendron deri vitin e ardhshëm.

Besohet se ai që do ta kap kryqin në liqen ose në lumë në ditën e Ujit të Bekuar do të ketë fat gjatë gjithë vitin. (Makedonium)