Maqedonasit e Gollobordës me peticion kërkojnë mësimin e gjuhës maqedonase

Nën organizmin e shoqatës maqedonase “MOST” nga Golloborda, janë mbledhur 45 firma nga prindër maqedonas nga Trebishti, me të cilën kërkohet mësimin e gjuhës maqedonase në shkollën nëntvjecare “10 dëshmorët” në Trebisht të Gollobordës.

Nën nismën e shoqatës maqedonase “MOST” nga Golloborda” janë mbledhur 45 firma nga prindërit e fëmijëve të cilët ndjekin shkollën nëntvjecare “10 dëshmorët” në Trebisht, Komuna Trebisht, Gollobordë.

Këto firma bashkë me kërkesën e shoqatës maqedonase “MOST” në 11 janar 2013 janë dërguar në Zyrën Arsimore Bulqizë, e cila është përgjegjëse për arsimin në Gollobordë, në Drjetorinë rajonale Arsimore në Peshkopi si dhe në Ministrin e Arsimit të Republikës së Shqipërisë.

Në kërkesën e shoqatës maqedonase “MOST” thuhet:

“Shoqata “Most”,  me seli në f. Trebisht, Komuna Trebisht, Dibër, është e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë me  21.12.2011, dhe misioni i saj është mbrojtjen e idnetitetin etnik, kulturor dhe fetar të minoritetit maqedonas në Gollobordë si dhe ruajtjen e gjuhës dhe arsimimin në gjuhën amëtare të minoritetit maqedonas në Gollobordë.

Maqedonasit që jetojnë në Gollobordë kanë qënë të njojtur nga shteti shqiptar nga vitin 1945 deri në vitin 1949, këtë e vërtetojmë me certifikatat e asaj kohe ku na ishte shënuar kombësia maqedonase në to, si dhe me shkollat në gjuhën maqedonase që u hapen në atë periudhë, me ardhjen e mësuesve maqedonas nga Maqedonia.

Gjuha amëtare që flitet në Trebisht të Gollobordës është gjuha maqedonase, fëmijët deri në moshën 7 vjecare nuk e flasin gjuhën shqipe dhe atë fillojnë ta mësojnë në shkollë.

Për këtë, shoqata “Most” në emër të 45 prindërve të fshatit Trebisht të cilët kanë nënshkruar peticonin për mësimin e gjuhës maqedonase në shkollën nëntvjecare “10 dëshmorët”ne Trebisht, kërkon që në shkollën nëntvjecare “10 dëshmorët” në Trebisht të këtë lëndë për mësimin e gjuhës maqedonase.

Ky peticion të prindërve mbështetet në bazë të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, Ligjin për Sisitemin Arsimor Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë, Konventën Kuadër për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve, kushtin që i është vënë Shqipërisë për plotësimin e rekomandimit të 11 të Komisionit Europian për respektimin e të drejtave te minoriteteve, për marjen e statusit të vendit kandidat për antarsimin në BE, si dhe konventat dhe ligje të tjera që shteti jonë ka nënshkruar për të drejat e njëriut dhe minoririteteve.

Besnik Hasani

Besnik Hasani

Shpresojmë se kërkesa e prindërve të fëmijeve të shkollës nëntvjecare “10 dëshmorët” do të pranohet, pasi me punësmin e një mesuesi për gjuhën maqedonase do të zgjidhet kjo kërkes.

Bashkëngjitur pu ju dërgojmë edhe firmat e 45 prindërve të f.Trebisht, Komuna Trebisht”- thuhet në kerkesën e shoqatës maqedonase “MOST”.

Kryetari i shoqatës maqedonase “MOST”, Besnik Hasani i cili është iniciatori i këtij peticioni për gazetën Makedonium tha se do të presin që të shprehen institucionet kompetente për kërkesën e tyre, dhe nëse nuk marin përgjigje pozitive, janë të vendosur të reagojnë tek të gjithë institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare dhe do ti përdorin të gjitha mjetet legjitime për të realizuar këtë të drejtë legjitime të tyre.

Nga shoqata maqedonase “MOST” njoftojnë se do të vazhdojnë me mbledhjen e firmave për mësimin e gjuës maqedonase edhe në komunat Ostren dhe Steblev në Gollobordë.

Zona e Gollobordës në Shqipëri, administrativisht është e ndarë në tre komuna, Trebisht, Steblev dhe Ostren, duke perfshirë 20 fshatra të banuara me Maqedonas.

Këtu Maqedonasit nuk janë njohur zyrtarsiht nga shteti shqiptar dhe nuk kanë të drejt të mësojnë gjuhën maqedonase në shkollë, edhe pse e flasin.

Në Shqipëri të njojtur zyratrisht janë vetëm Maqedonasit në zonën e Prespës, të cilët kanë të drejta minimale.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha gjatë vizitës e tij vitin e kaluar në Maqedoni, në konferencën e përbashkët me kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, duke u përgjigjur pyetjeve nga gazetarët për të drejtën e Maqedonasve për t’u arsimuar në gjuhën e tyre amëtare, tha: “Unë ju siguroj se Maqedonasit dhe c’do qytetar i Shqipërisë kanë pasur, kanë dhe do të kenë të drjetën e pamohueshme për t’u shkolluar në gjuhën që ata duan. Vendi ka standartet më të mira në bazë të dokumentave ndërkombëtare për arsimimin e pakicave”- tha Berisha.

Politika e Shqipërisë kundrejt Maqedonasve dhe minoriteteve të tjera është me dy standarte. Nga njëra anë nuk respektohen të drejtat e minoriteteve në Shqipëri, edhe pse Shqipëria ka nënshkruar Konventën Kuadër për Mbrojtjen e të Drejtave të Minoriteteve, ndërsa nga ana tjetër me zë të lart ankohet për të drejtat e pakicës shqiptare në vendet fqinjë.

Mbetet per t’u  parë nëse peticioni i Maqedonasve të Gollobordës do të miratohet nga institucionet shqiptare. (Makedonium)