Ministri Tupançeski në Tiranë u takua me Sterjovskin

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski gjatë vizitës në Shqipëri u takua me Vasil Sterјovski, kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian.

Në takim u diskutua për të drejtat e komunitetit maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

U ngritën disa çështje për avancimin e statusit të maqedonasve në shoqërinë shqiptare, si dhe për mënyrat në bazë të të cilave Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit të tyre, mund ta ndihmojnë këtë proces.

Në këtë drejtim në vazhdimësi ndërmerren aktivitete për të ofruar mbështetje institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kulturor dhe gjuhësor të pakicës kombëtare maqedonase.

Në takimin e mbajtur në ambasadën maqedonase në Tiranë mori pjesë edhe ambasadori Danço Markovski.

©Makedonium