Ora News: Banorët e Gollobordës kërkojnë investime nga qeveria

Banorët e Zonës së Gollobordës në kufi me Maqedoninë ndjehen të harruar dhe braktisur nga qeveria shqiptare.

Gjendja e rrugës Ura e Çerenecit- Trebisht, sipas tyre është dëshmi e mungesës së vëmendjes, çka po çon në braktisjen e zonave rurale.

Kjo është gjendja e rrugës Ura e Çerenecit- Trebisht, në kufijtë e Shqipërisë me Maqedoninë.

“Rruga është skandal. Nga Nur i Zallit deri në Trebishtë nuk është vënë dorë,” tha një banor.

Për banorët e zonës së Gollobordës, në bashkinë e Bulqizës, është dëshmi e braktisjes dhe harresës nga qeveria shqiptare.

Këto fshatra janë të mbaruar. Kanë mbetur pas dore. Se di a jemi të gjallë a jemi të vdekur sidomos për zonën e Dibrës. Zona e Gollobordës kanë tentativë të futen nga Maqedonia, jo të vijnë këtej se makinat u shkatërrohen komplet,” tha ai.

Shqetësimi thonë se ka rënë në vesh të shurdhët ndërsa kanë marrë si shpërblim vetëm premtime boshe.

“Kanalet dhe vijat kulluese kanë 20 vjet që s’janë bërë,” tha ai.

Rruga Ura e Çerenecit- Trebisht nën juridiksionin e Autoritet Rrugor Shqiptar.

©Makedonium