Në Shqipëri festohet 31-vjetori i Pavarësisë së Maqedonisë

Ambasada maqedonase në Shqipëri, më 8 shtator 2022, në ambientet e Qendrës Informative Kulturore Maqedonase në Tiranë, organizoi pritje me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Në pritjen morën pjesë, përfaqësues nga komuniteti maqedonas, përfaqësues nga partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE), shoqatat maqedonase, komuniteti i biznesit maqedonas, si dhe futbollistët e sapoardhur që luajnë në klubet e futbollit në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Ambasadori maqedonas Danço Markovski theksoi se rruga në të cilën po ecim nuk ishte dhe ende nuk është e lehtë. Por siç e shohim, në 31 vitet e fundit kemi arritur të kapërcejmë parashikimet e errëta dhe skenarët e ndryshëm të zinj. Siguruam stabilitet dhe krijuam kushte për prosperitet të mëtejshëm. Ne jemi krenarë që jemi një vend anëtar në shumë organizata ndërkombëtare, jemi krenarë që jemi anëtar i NATO-s dhe jemi të lumtur që kemi filluar procesin e negociatave me BE-në. Ky është një konfirmim i vendimit tonë për të qenë pjesë e kulturës perëndimore, ku gjithmonë kemi bërë pjesë natyrshëm.

Me Republikën e Shqipërisë ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në respektin dhe miqësinë reciproke. Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe sfera të tjera me interes të përbashkët, është gjithmonë në ngritje, vijoi Ambasadori Markovski.

Stabiliteti i pakicës kombëtare maqedonase në shtetin shqipëtar dhe pjesa e popullit shqiptar në shtetin maqedonas janë një tangente e pandashme që në lidh theksoi Ambasadori Markovski.

Fjala e Plotë e Ambasadorit maqedonas në Shqipëri, Z. Danço Markovski

Të nderuar maqedonase dhe maqedonas,

Të nderuar bashkëqytetar,

Të nderuar miq,

Më lejoni tju përshëndes sinqerisht dhe tju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë natë dhe sëbashku të bëjmë gëzuar për këtë ditë të shenjtë në historinë maqedonase.

Sot festojmë 78 vjetorin e formimit të shtetit maqedonas dhe 31 vjetorin e pavarësisë së saj.

8 shtatori është themeli mbi të cilin bëmë betimin tonë për ndërtimin e një shtet i joni, demokratik dhe modern në botën ndërkombëtare.

Kënaqësia është akoma më e madhe sepse e arritëm qëllimin me zgjuarsi dhe në mënyrë të paqtë, duke mbrojtur para së gjithash, qytetarët tanë dhe paqen e tyre.

Rruga drejt së cilës po ecim nuk ka qenë dhe akoma nuk eshtë e lehtë. Por siç po shohim i kemi tejkaluar parashikimet e errëta dhe skenarët e ndryshëm. Siguruam stabilitet dhe krijuam kushte për prosperitet të mëtejshëm.

Jemi krenarë që jemi anëtarë në shumë organizata ndërkombëtare, jemi krenarë që jemi anëtar të NATO-s dhe jemi të lumtur që filluam procesin e bisedimeve me BE-në. Ky është një konfirmim i vendosjes sonë që të jemi pjesë e kulturës perëndimore, ku dhe përkasim natyrshëm.

Të nderuar të pranishëm,

Me Republikën e Shqipërisë ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në respektin dhe miqësinë reciproke. Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe sfera të tjera me interes të përbashkët, është gjithmonë në ngritje.

Stabiliteti i pakicës kombëtare maqedonase në shtetin shqipëtar dhe pjesa e popullit shqiptar në shtetin maqedonas janë një tangente e pandashme që në lidh.

Të nderuar miq,

Jam i lumtur që mund tju përshëndes dhe tju falenderoj sepse ju jeni ata që, secili në fushën e tij, po thurni degët e miqësisë, biznesit dhe kulturës.

Prandaj dua të ngremë dolli dhe tju uroj fat dhe suksese në punën tuaj.

Ju uroj shëndet dhe gjithë të mirat,

©Makedonium