Dervishi: “Bullgaria veproi si skuthi, pretendimet ndaj Maqedonisë janë si ato të Rusisë në Ukrainë”

Gazetari Lutfi Dervishi u shpreh në Absolut 4 në A2 CNN se Bullgaria veproi si skuthi me veton, duke qenë se kur Franca bllokoi Shqipërinë nuk ngriti asnjë pretendim ndaj Maqedonisë.

“Ka një gjë shqetësuese. Ajo që ndodh në Bullgari është problem bullgar. Ata kanë provuar t’i zgjidhin gjërat. Në raport me ne është shumë shqetësuese, pasi Bullgaria veproi si skuthi në raportin e zgjerimit. Kur Franca bllokoi Shqipërinë në atë kohë dhe ne morëm peng Maqedoninë, Bullgaria nuk nxori pretendime, i ruajti. Pretendimet që nxjerr sot janë tmerrësisht shqetësuese. Maqedonia ka kaluar 30 vite një kalvar të tmerrshëm në raport me Greqinë. Në Ballkan, më shumë sesa e ardhmja, luftohet për të shkuarën”.

Dervishi u shpreh më tej se pretendimet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë janë të ngjashme me ato që Rusia ka ndaj Ukrainës.

“Po të shikosh se çfarë i kërkon Bullgaria Maqedonisë është e tmerrshme. Në një paralele, çfarë i kërkon Bullgaria Maqedonisë dhe çfarë i kërkon politika ndaj Maqedonisë, janë pak a shumë ato që kërkon Rusia ndaj Ukrainës, ju nuk ekzistoni, s’keni identitet e të tjera.?!”

©Makedonium