Ambasadori Arvizu: Kërcënimet ndaj pakicës maqedonase në Liqenas (Pustec) janë tërësishtë të papranueshme

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandar Arvizu ka dënuar sulmin dhe kërcënimet e Aleancës Kuq e zi në komunën e Liqenasit. Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Ballkanin Perandimor më 14.12.2012 në Tiranë, diplomati amerikan ka deklaruar se “Kërcënimet e kohëve të fundit ndaj pakicës maqedonase në Liqenas nga disa individë të drejtuar gabimisht, është tërësisht e papranueshme dhe duhet të refuzohet kategorikisht prej të gjithë shqiptarëve” ka deklaruar ambasadori Arvizu.

Diplomati amerikan ka theksuar më tej se: “Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë”-ka thënë Arvizu.

Aktivistë të partisë ultra-nacionaliste Aleanca Kuq e Zi, në 16 nëntor 2012 në orën 11 hynë në oborrin e komunës të Pustecit, në shkollën e mesme dhe nëntvjecare në Pustec, gjatë mesimit, dhe në disa fshatra të tjera të Komunës së Pustecit (Liqenas). Protestuesit thërisnin parulla: “Kjo është Shqipëri”, “Kjo është tokë shqiptare”, “Jashtë Shqipërisë”, gje të cilën dukshëm i shqetësoi nxënësit në shkollën e mesme dhe nëntvjecare dhe popullatën lokale maqedonase.

Target i neofashistëve shqiptarë ishin sinjalistika rrugore dhe tabelat informuese ne dy gjuhe, shqip dhe maqedonisht, mbi të cilët vendosen parulla me simbolin e partisë Aleanca Kuq e Zi dhe tekst “Tokë shqiptare”.

Për shkak të përmbajtjes të Maqedonasve nga incidente më të mëdha, u shmangën incidente fizike. Edhe pse kryetari i komunës së  Pustecit e njoftoi policinë ajo erdhi mbas 4 ditësh, mbasi përfaqesuesit e institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri i kërkuan informacion mbi këto incidente.

Në bazë te Memorandumit te Mirëkuptimi  midis Institucionit të Prefektit të Qarkut Korcë dhe Komunës Liqenas i nënshkruar më date 15.11.2005, për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të pakicave në Shqipëri, të dyja institucionet angazhohen për zbatimin e së drejtës për përdorimit të gjuhës amtarë të pakicës maqedonase. Në bazë të këtij memorandumi komuna Liqenas angazhohet që të caktojë emërtimet tradicionale vendore, emrat e rrugëve, shesheve dhe tregues të tjerë topografik për publikun, përvecse në gjuhën shqipe edhe në gjuhën maqedonase.

Komuna e Pustecit (Liqenas) është komunë e banuar 100% me banor Maqedonas dhe njihet si zonë minoritare të minoritetit maqedonas në Shqipëri që në vitin 1945.

Komuna e Pustecit (Liqenasit) për këtë demonstrim të Aleances Kuqezi e informoi, zyrën e OSBE-në Tiranë, Avokatin e Popullit, Komisionerin kunder diskriminimit, Qeverinë, Parlamentin, Presidentin e shtetit si edhe ambasadat e huaja.

Përvec reagimit të ambasadorit amerikan, asnjë institucion shqiptar nuk reagoi dhe nuk e dënoi këtë dhunim të Aleancës Kuqezi në komunën e Pustecit (Liqenasit). (Makedonium)