Ambasada maqedonase në Tiranë: Glloboçeni pulsonte nën frymën e gjuhës dhe kulturës maqedonase

Ishte kënaqësi për Ambasadën maqedonase në Tiranë që ishte pjesë e iniciativës për shënimin e Ditës së arsimtarëve sllavë, vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi në Glloboçeni, Bashkia Pustec.

Përshëndesim aktivitetin e Shoqatës maqedonase “Sonce” dhe punën e palodhur i të nderuarit Vasil Sterjovski në promovimin dhe prezantimin e aktiviteteve kulturore të maqedonasve nga Prespa, Golloborda, Gora dhe viset e tjera të Shqipërisë.

Prania e njerëzve të parë nga Qarku i Korçës, Bashkia Pustec, profesorë nga Instituti i Historisë Kombëtare nga Shkupi dhe nga Universiteti “Fan Noli”, ambasadori kroat Zlatko Kramariq, gazetari Vele Mitanoski dhe poeti kroat Valerio Orliq, si dhe përfaqësues të tjerë të pakicës kombëtare maqedonase, i dhanë një lloj shenje këtij manifestimi të parë shkencor ndërkombëtar në Shqipërinë mike.

Glloboçani, me Muzeun e shkrimtarit Sterjo Spasse, imponohet si një vend i rëndësishëm për maqedonasit e këtushëm, të cilët shprehin veçantinë, gjuhën, kulturën dhe zakonet e tyre, duke u bërë njëkohësisht një tangjentë kulturore që do të lidhë shtetin maqedonas dhe shqiptar dhe popujt e tyre.

©Makedonium