,,Ëndrrat e nusërisë ‘’ nga Muzeu i Bitolës për qytetarët e Durrësit

Nën organizimin e Ambasadës maqedonase dje, më 18 maj, në Durrës u hap ekspozitë nga fondi i pasur i Institucionit Kombëtar “Instituti dhe Muzeu” i Bitolës në Durrës.

Ekspozita “Ëndrrat e nusërisë, baule dhe sënduk” nga Bitola dhe rajoni i Bitolës nga autoret Meri Stojanova dhe Nade Genevska Braçiq u realizua në bashkëpunim me kryetaren e bashkisë, Emiriana Sako dhe Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Veçantia e ekspozitës, e cila përmbante kostume dhe sënduk të qytetit nga fundi i shekullit të 18-të dhe fillimi i shekullit të 19-të, tërhoqi vëmendjen jo vetëm te banorëve të qytetit, por edhe te turistëve që qëndronin në këtë qytet mesdhetar.

Në fjalën e tij, ambasadori Markovski, duke theksuar rëndësinë e këtij lloji të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, potencoi nevojën e performancës së përbashkët turistike të dy vendeve në tregun ndërkombëtar të turizmit, të cilat janë të lidhura edhe përmes Via Ignatia.

Përveç ekspozitës, dje pasuruam dhe bashkpunimin kulturore me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy muzeve, i cili në mënyrë të duhur shënoi dhe Ditën Ndërkombëtare të Muzeut.

Ekspozita u shfrytëzua edhe për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy muzeve, i cili në mënyrë të duhur shënoi Ditën Ndërkombëtare të Muzeut.

©Makedonium