Maqedonasit në Shqipëri kërkojnë Census të ri nën monitorimin ndërkombëtar

Nga Konferenca për shtyp në Korçë

Nga Konferenca për shtyp në Korçë

Pas Deklerates të përbashkët të Maqedonasve të Shqipërisë me minoritetet e tjera në Shqipëri, ku nuk i njohën rezultatet zyrtare të censusit, sot në Korcë, partia maqedonase, Aleanca maqedonase për integrim europian, mbajti konferenc për shyp, ku përpara opinionit publik shqiptar Edmond Themelko lexoi Dekleratën e përbashkët të partisë Aleanca e Maqedonasve për integrim europian, Unionin e Maqedonasve të Shqipërisë si dhe shoqatave maqedonase në Shqipëri.

Në Deklerat thuhet:

“Aleanca e Maqedonasve për integrim europian deklaron përpara opinionit publik shqiptar, institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare, se nuk njohim rezultatet e publikuara zyrtarisht të Censusit 2011.

Sic e paralejmeruam 1 vit më parë procesi i rregjistrimit nuk ishte nje proces i drejt, transparetntë dhe përfshirës.

Regjistrimi me pyetje për etninë ka qenë kërkesë e minoritetit Maqedonas që nga fillimi i viteve  90, si dhe Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës në të gjitha rezolutat e tij për Shqipërinë për zbatimin e Konventës Kuadër për mbrojtjen e minoriteteve, Progres Raportet e Komisionit Europian mbi Shqipërinë, Komisioni Europian kundër Racizmit dhe Intolerances dhe shume institucione të tjera kanë insistuar në realizimin e një procesi të tillë.

Mënyra se si u zhvillua Censusi në tetor të vitit të kaluar dhe mbledhja e të dhënave mbi përkatesinë etnike është kryer me shkelje të shumta gjatë procesit.

INSTATI nuk pranoi asnjë sygjerim të përfaqësuesve të  minoriteteve, për përfshirje të përfaqësuesve të minoriteteve në komisone dhe me rregjistrues, si dhe nje kopje të formularit të liheshe në përdorim personit subjekt i deklarimit. Gjatë procesit të regjistrimit rregjistruesit kryenin veprime arbitrare duke plotësuar vetë të dhënat, duke i mbushur formularet me laps me arsyetim nëse regjistruesit gabojnë, në shtëpi do ti përmirësojnë gabimet. Duke i shtuar presionin ligjor të gjobës së parashikuar në ligjin për Censusin për deklarimet e rreme apo të pasakta krahasimisht me të dhënat shtetërore në gjendjen civile  duke mos përjashtuar asnjë nga pyetjet. Ndryshimet në ligjin e Censusit dhe vënjen e gjobës u dënua edhe nga Këshilli i Europës në raportin e tij të tretë të monitorimit të Shqipërisë mbi zbatimin e Konventës Kuadër së Mbrojtjes së të Drejtave të Minoriteteve, duke deklaruar se ndryshimet në ligjin për censusin qenë në kundërshtim me Konventën.

Me këtë Census u shkelën të drejtat dhe liritë të minoriteteve që janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë, aktet ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi.

Ky Census nuk ishte aspak në përputhje me standartet europiane, dhe nuk tregon realishtë strukturën etnike të popullsisë në Shqipëri.

Nga Konferenca për shtyp në Korçë

Nga Konferenca për shtyp në Korçë

Partia Aleanca e maqedonasve për integrim europian, jo vetëm që nuk i njehë të dhënat e këtij censusi, të falsifiukuar, për minoritetin maqedonas, por kërkojmë edhe nga institucionet e vendit dhe ato nderkombëtare që të bëjnë të njejtën gjë, sepse këto rezultate të falsifikuara  dalin haptazi kundër rendit kushtetues, aspiratave europine të Shqipërisë, rekomandimeve të insitucioneve europiane, dhe në përgjithësi kundër interesave të vendit për të pasur statistika reale mbi numrin e personave që i përkasin minoriteteve.

Prandaj kërkojmë realizimin e nje Censusi të ri në baza të standarteve ndërkombëtare dhe nën monitorim ndërkombëtar, se vetëm kështu mund të garantohet një proces i ndershëm  dhe transparent ku do dalë struktura reale etnike të Shqiperisë.

Me këtë Census vetëm u konfirmua se politika ndaj minoritetve nuk ka ndryshuar nga sistemi komunist, ku minoriteti maqedonas njiheshe vetëm në Zonën e Prespës, dhe nuk njiheshe minoriteti maqedonas në zonat e Gorës dhe të Gollobërdës si dhe në qytetet ku jetonin në Shqipëri”.-thuhet në Deklerat.

Këtë Deklerat përvec partia maqedoanse, Aleanca e maqedonasve për integrim europian, e mbështetën edhe Unioni i Maqedonasve të Shqipërisë, shoqata maqedonase “Gora” nga Gora të Kukësit, shoqata maqedonase “Most” nga Golloborda, si dhe shoqata maqedonase “Drushtvo Prespa” nga Prespa. (Makedonium)