Sterjovski: Një maqedonas për President të Shqipërisë, pse jo?

Shqipëria është në kërkim të një presidenti të ri, por tek sa politika është duke negociuar për emrin e kreut të shtetit nuk mungojnë dhe propozimet që vijnë nga minoritetet. Kimet Fetahu është propozuar nga partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, arsyet i zbulon për MCN-në kryetari dhe ish-deputeti Vasil Sterjovski.

Vasil Sterjovski

– Së pari kjo ka qënë dëshirë e vetë partisë tonë. Kandidatura më e mirë që na përfaqësonte edhe neve si komunitet maqedonas por edhe tërë vëndin e menduam që do të jetë kandidatura e z.Kimet Fetahu. Mendojmë që ka ardhur momenti që pse jo në krye të shtetit shqiptar të kemi një qytetar shqiptar që i përket komunitetit maqedonas.

Por si mund të pritet një propozim i tillë? Sterjovski paralizon me shëmbullin e Abazoviç në Malin e Zi.

– Po pse jo. Ne kemi së fundmi rastin e zgjedhjes së kryeministrit të Malit të Zi, një qytetar malëzez me origjin shqiptare i cili lufton për vëndin e tij, për demokracin në Malin e Zi. Pse të mos votohet nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë një kandidatur e tillë?

Po ashtu Sterjovski thotë se për këtë propozim nuk ka patur asnjë ndikim nga politika maqedonase.

– Jo. Ne si parti jemi krijuar në Shqipëri, jemi regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Për gjithë veprimtarinë tone ne nuk marrim miratim nga qeveria maqedonase ose nga politika maqedonase sepse ne këtu veprojmë.

I bindur se Shqipëria e Maqedonia nuk duhen të ndahen rrugët e integrimit ai thekson se zgjedhja e një presidenti maqedonas në Shqipëri do të ishte një sinjal i fortë për BE-në.

– Së pari mendoj që kështu së bashku kanë më shumë shanse të dyja vëndet që të ecin më shpejt drejt rrugës evropiane dhe mendoj që edhe me zgjedhjen e z.Kimet Fetahu si president i Shqipërisë vetëm do jepet një sinjal pozitiv edhe për BE-në që në Ballkan pavarsisht nga përkatësia etnike, çdo qytetar mund të zgjidhet në vëndin e tij në të gjithë pozicionet.

Kimet Fetahu

Kimet Fetahu është profesor doktor në Universitetin e Tiranës me shtetësi shqiptare por kombësi maqedonase. Minoriteti maqedonas beson se kjo figurë përfaqëson më së miri unitetin e popullit shqiptar.

http://www.mcntv.al/node/131198

©Makedonium