Maqedonasit nga Prespa organizojne mbrëmje maqedonase në Toronto, Kanada

 

Maqedonasit me origjinë nga Prespa që jetojnë në Kanada, organizuan mbrëmje Maqedonase në kishën e “Shën Kliment Ohridski” në Toronto, Kanada.


Vizitorët u argëtuan me këngë dhe valle maqedonase, ku i argëtonte grupi muzikor “Biser”.
Është bërë traditë, Maqedonasit me origjinë nga Prespa të Shqipërisë të organizojnë mbrëmje maqedonase në Kanada.
Pas vitit 1991 shumë Maqedonas nga Prespa, Shqipëri, emigruan në Kanada. (Makedonium)