MAQEDONISËT NË SHQIPËRI FESTUAN PASHKËT

Festa më e madhe e krishterë, Ngjallja e Krishtit – Pashkët u festua kudo në Shqipëri ku jetojnë maqedonasit ortodoksë, si në zona e Prespës, Gollobordës, Vërnikut dhe në qytetet e Tiranës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Durrësit etj.

Ditën e Pashkës, maqedonasit në Shqipëri festuan me njerëzit e tyre të dashur, në një atmosferë shtëpiake dhe me një tryezë të pasur, ndërsa festimi i festës filloi ditën e Enjte para lindjes së diellit me lyerjen e vezëve të para të kuqe të Pashkëve.

Për nder të Ngjalljes së Krishtit – Pashkëve në zonën e Prespës, liturgji në gjuhën maqedonase në kishat në nëntë fshatrat e Bashkisë Pustec, mbajtën At Aleks Themelko dhe At Ropi Argiri, ndërsa maqedonasit në frymën e ortodoksisë dhe zakoneve dhe traditave maqedonase shkëmbyen urime për shëndet, lumturi dhe mirëqenie.

Si çdo vit edhe këtë vit për Pashkët, maqedonasit nga Shqipëria që ndodhen në emigracion, erdhën në vendlindjet e tyre dhe së bashku me të dashurit e tyre festuan Ngjalljen e Krishtit – Pashkët.

©Makedonium