AMIE: Pika kufitare Shishtavec-Krushevë do të zhvillojë Gorën, të funksionoj 24 orë edhe pika kufitare Trebisht-Xhepisht

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), përshëndeti hyrjen në fuqi të vendimit për funksionimin 24 orësh i pikës së përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë në zonën e Gorës në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Deri më tani kjo pikë kufitare ka funksionuar për një kohë të kufizuar dhe ka shërbyer vetëm për banorët e rajonit kufitar dhe nga sot do të punojë 24/7 dhe nga kategoria C kalon në pikën kufitare të kategorisë B.

Besojmë se funksionimi 24 orësh i kësaj pikë kufitare do të zhvillojë zonën e Gorës dhe do t’i shërbejë jo vetëm komunitetit maqedonas në zonën e Gorës, por nëpërmjet saj do të kalojnë të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe më gjerë, thuhet në deklaratën e partisë.

Gjithashtu partia kërkon nga qeveria shqiptare dhe maqedonase që të zbatojnë sa më shpejt vendimin e marrë në mbledhjen e përbashkët i të dy qeverive në Pogradec, më 15 dhjetor 2017 për funksionimin 24 orësh i pikës kufitare Trebisht-Xhepisht, në kufirin shqiptaro-maqedonas dhe kalimi nga pika kufitare e kategorisë C në pikën kufitare e kategorisë B.

Funksionimi 24 orësh i pikës kufitare Trebisht-Xhepisht do të ndihmojë ekonomikisht komunitetin maqedonas në zonën e Gollobordës, do të rrisë bashkëpunimin ekonomik mes banorëve në të dy anët e kufirit dhe do ta forcojë dhe zhvillojë ekonomikisht këtë zonë në tërësi, thuhet në deklaratën e AMIE-së.

©Makedonium