Në 360 fshatra të Greqisë flitet gjuha maqedonase

Gjuha maqedonase flitet në 360 fshatra në Greqinë е Veriut, me përjashtim të Kukushit, maqedonasit jetojnë në këtë pjesë të Greqisë si në fillim të shekullit të njëzetë. Në zonën e Follorinës së paku gjysma e popullsisë e njeh dhe e përdor gjuhën maqedonase, ky është përfundimi i studimit Euromozaik, projekt i Komisionit Evropian për Mbrojtjen e Gjuhëve të Minoriteteve.

Studimi është kryer në vitet e 90-ta dhe është përditësuar sërish kohët e fundit pa marrë parasysh qëndrimin zyrtar grek se në territorin e saj nuk ka komunitet maqedonase dhe nuk flitet gjuha maqedonase.

Gjuhëtarët evropianë e kanë renditur gjuhën maqedonase si një nga gjuhët e minoriteteve evropiane dhe ajo përdoret gjerësisht në Greqi pavarësisht ndalimit dhe mosnjohjes nga shteti.

©Makedonium