Minoritetet të pakënaqur nga respektimi i të drejtave të tyre në Shqiperi

Në Tiranë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut organizoi një konference e titulluar “Integrimi europian dhe të drejtat e minoriteteve”.

Në këtë konference morën pjesë përfaqësues të minoritetit maqedonas, romë, grek, sërbo-malëzez, dhe vllehë si dhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe Ditmir Bushati, Kryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit.

Sipas ministres Mjalinda Bregu Shqipëria i respekton të drejtat e minoriteteve, e ka nënshkruar “Konventën kuadër për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve”, dhe këto të drejta janë garanatuar me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe një numur të ligjeve janë në favor të mbrojtjes të minoriteteve.

Por përfaqësuesit e minoriteteve nuk ishin dakord me dekleratat e ministres Bregu se Shqipëria respekton të drejtat e minoriteteve.

Vasil Sterjovski përfaqësues i minoritetit maqedonas, në referatin e tij theksoi: “Komisioni Europian ka tre vjet rradhazi që Shqipërisë i ka vënë si kushtë për marjen e statusit të vendit kandidat për antarësimin në Bashkimin Europian, plotësimin e 12 rekomandime, midis te cilave rekomandimi 11, që ka të bëjë me mbrojtjen e drejtave të njeriut dhe minoriteteve.

Gjatë kësaj periudhe kohore prej nje vitë, jo vetëm që rekomandimi i 11 nuk është përmbushur dhe të drejtat dhe liritë e minoriteteve nuk janë avancuar, por vërejmë se, shteti jonë ka prapësuar ne nivelin e respektimit të të drjetave të minoriteteve.

Nga ana e institucioneve të ndryshme shtetërore, por edhe mediat, janë ndërmarë shumë veprime institucionale, ligjore, apo edhe mosveprime të institucioneve kompetente për zgjidhjen e problematikave të minoriteteve që kanë kontribuar në prapësimin e të drejtave të minoriteteve.

Mënyra se si u zhvillua Censusi në tetor të vitit të kaluar dhe mbledhja e të dhënave mbi përkatësinë etnike është kryer me shkelje të shumta gjatë procesit.

Vasil Sterjovski

Vasil Sterjovski

INSTATI nuk pranoi asnje sygjerim të përfaqësuesve të minoriteteve, për përfshirje të përfaqësuesve të minoriteteve në komisone dhe me rregjistrues, si dhe nje kopje të formularit të liheshe në përdorim personit subjekt i deklarimit. Gjatë procesit të regjistrimit rregjistruesit kryenin veprime arbitrare duke plotësuar vetë të dhënat, duke i mbushur formularet me laps me aryetim nëse regjistruesit gabojnë, në shtëpi do ti përmirësojnë gabimet. Duke i shtuar presionin ligjor të gjobës së parashikuar në ligjin për Censusin për deklarimet e rreme apo të pasakta krahasimisht me të dhënat shtetërore në gjendjen civile duke mos përjashtuar asnjë nga pyetjet. Ndryshimet në ligjin e Censusit dhe vënjen e gjobës u dënua edhe nga Këshilli i Europës në raportin e tij të tretë të monitorimit të Shqipërisë mbi zbatimin e Konventës Kuadër për Mbrojtjen së të Drejtave të Minoriteteve, duke deklaruar se ndryshimet në ligjin për censusin qenë në kundërshtim me Konventën.

Ky Census nuk ishte aspak në përputhje me standartet europiane, dhe nuk tregon realishtë strukturën etnike të popullsisë në Shqipëri.

Kulmi i diskriminimit u arit me vendimin e Gjykates Kushtetuese ku shfuqezoi termin “kombësi” në certifikatat e shtetasve shqiptar, vendim ky i cili përbën shkelje të hapur të të drejtave themelore të minoriteteve dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Ky vendim ka si qellim asimilimin formal të tyre, nëpërmjet heqjes së mundësisë së identifikimit të personave që i përkasin minoriteteve nëpërmjet dokumentave shtetërore për të përftuar të drejtat që u takojnë. Neve si minoritete të njojtura në Shqipëri na mohoet nje e drejtë nga Gjykatës Kushtetuese, që nuk na është mohuar ne kohën e duktaturës.

Edhe sot e kësaj dite Shqipëria vazhdonë të njehë vetëm një pjesë të minoriteteve. Kështu minoriteti Maqedonas njihet vetëm në zonën e Prespës, kurse nuk njihet në zonën e Gollobërdës, Gorës si dhe në qyetet ku banojn në Shqipëri.

E njejta situat është edhe me minoritetet e tjera. Njohja e minoriteteve kryhet në mënyrë joligjore, të papërcaktuar dhe e pabazuar në kritere të sakta ligjore

Gjithashtu diskriminimi i minoriteteve vazhdon të jetë, edhe me Kodin e ri Zgjedhor ku nuk ka asnje dispozitë favorizuese per minoritetet dhe nuk u pranua kërkesa e minoriteteve për rregullimin e pjesëmarrjes së minoriteteve me vende të përcaktuara direkt në Parlamentin e Republikës së Shqipërise, duke garantuar përfaqësimin e minoriteteve në organin më të lartë legjislativ të Republikës së Shqipërisë.

Nuk është bërë asnje përparim në fushën e arsimit dhe mësimit të gjuhës amtare, për përfaqësimin në jetën publike, rregullimin e dhënies së fondeve për projektet në fushën e mbrojtjes së minoriteteve, median etj.

Me miratimin të një ligji organik për minoritetet do të rregulloheshin çështjet e mësipërme qe i takojnë minoriteteve në frymën e rekomandimeve të institucioneve europiane.

Të gjithë jemi dëshmitar të rritjes të nacionalizmit në Shqipëri i cili jo vetëm që ka krijuar klimë e tensionuar në vend dhe që shkon në dëmë të bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe minoriteteve, por edhe po destabilizon rajonin. Të gjithë aktorët e shoqerisë shqiptare, nga pozita dhe nga opozita janë në garë kush e kush të jetë më nacionalist, kush e kush të japë deklarata më nacionaliste. Kërkojnë të drejtat për minoritetin shqiptar në vendet fqinjë, por përdorin të gjitha mjetet si e si ta ulin numrin dhe të drejtat e minoriteteve në vendin tonë. Ndonëse ky nacionalizam deri tani shvaqej vetëm me fjalë, kohët e fundit ka filluar me sulme ndaj minoriteteve, si djegja e shtëpive të rromëve në Tiranë, sulmin mbi pjesetarët e minoritetit grek në Këlcyrë, si dhe sulmin mbi minoritetit maqedonas në Prespë, ku nacionalistët i shkatronin tabelat në dy gjuhë dhe i frikësonin nxënësit e shkollës dhe pjesetarët e minoritetit maqedonas.

Ditë e vështira vijnë për minoritetet në Shqipëri, prandaj në duhet të jemi të bashkuar, të amortizojmë tentativat për asimilim, dhe së bashku të luftojmë për drejtat tona, të cilat i kemi të përbashkëta, dhe të kërkojmë nga shteti tonë ti zgjithë problemet që ka me minoritetet.

Gjithashtu, ti drejtohemi edhe përfaqësuesit ndërkombëtar te ndikojnë në zgidhjen e problemeve që ka shteti jonë me respketimin e të drejtave themelore të minoriteteve”- theksoi Sterjovski në referatin e tij.

Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria për fat të keq është përfshirë në nje nacionalizëm të korruptuar dhe është kërcënim jo vetëm për respektimin e të drejtave të minoriteteve por edhe për bashkëjetesën midis popullit shqiptar dhe minoriteteve. Resepktimi i të drejtave të minoriteteve është nje nga kushtet e Shqipërise në antarsimin në Bashkimin Europian dhe antarsimi ynë në BE do të varet edhe nga përmbushjet e të drejtave të minoriteteve. Ne si parti socialiste kemi në programin tonë politik propozim për nënshkrimin e nje marrëveshje rajonale për respektimin e të drejtave të minoriteteve në rajonin e Ballaknit- veri në dukje Ditmir Bushati. (Makedonium)