Delegacion i AMIE-së takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Delegacioni i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, në Tiranë, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani.

Në takim u diskutuan disa çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin e mëtejshëm të statusit të maqedonasve në shoqërinë shqiptare, si dhe mënyrat se si Shqipëria dhe Maqedonia, në kuadër të bashkëpunimit të tyre, mund ta ndihmojnë këtë proces.

Ndër të tjera, bashkërisht u konstatua nevoja për ndryshimin e regjimit të funksionimit të pikës kufitare Trebishtë-Xhepishtë, dhe nga vendkalim vendor të kaloj në vendkalim rajonal, i cili do të funksionojë 24 orë.

Në takim, delegacioni i AMIE-së, shprehu shqetësimin për veprimtarinë antimaqedonase të Bullgarisë në Shqipëri, e cila, duke abuzuar me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nuk zgjedh mjete për mohimin dhe asimilimin e maqedonasve në Shqipëri. Në këtë kontekst, ministri Osmani u informua se propaganda bullgare, në rajonet ku jetojnë maqedonasit, është intensifikuar në pritje të censusit të ardhshëm, i cili duhet të realizohet në tetor 2022, dhe se me mohimin e maqedonasve në Shqipëri synohet të mohohet populli maqedonas në tërësi.

©Makedonium