Historiani Dr. Branislav Svetozareviq: Emrin Maqedonas e mbajmë për 2700 vjet

Publicisti maqedonas Branislav Svetozareviq Pokorni së fundi botoi librin “Maqedonasit – dëshmitë e mijëvjeçarit të identitetit” (dokumente dhe analiza). Libri është një punim shkencor me ndërthurje burimesh dhe analizash.


Ico Najdovski Perin dhe Branislav Svetozareviq Pokorni

Autori i cili është doktor i shkencave historike në intervistën për programin radiofonikmaqedonas “Triple Zed” nga Melburni i Australisë me gazetarin Ico Najdovski Perin theksoi se kjo vepër është sublim i gjithçkaje që ka zbuluar historiografia maqedonase, por edhe dokumente të reja që nuk janë publikuar ende dhe gjatë hulumtimit janë gjetur.

– Këtu janë përkthyer dhe cituar mbi 1000 dokumente me origjinë nga 32 shtete ekzistuese dhe joekzistente për një periudhë mbi 1000 vjet ku maqedonasit përmenden shprehimisht dhe dëshmojnë ekzistencën e tyre në këto hapësira në forma të vetëdijes territoriale dhe kombëtare. Ky libër përmban edhe dokumente të rëndësishme për mohimin e maqedonasve nga shteti bullgar, i cili ekziston për 150 vjet me radhë. Por kur e mohon dikë për 150 vjet, kjo është prova më e madhe e ekzistencës së tij. Këtu janë dokumente që tregojnë të gjitha metodat dhe instrumentet e përdorura nga shteti bullgar por edhe nga vendet e tjera fqinje që janë përpjekur të ndryshojnë atë që maqedonasit kanë bartur me shekuj – ky është identiteti i tyre dhe emri i tyre identita, tha Branislav Svetozareviq Pokorni.

Sipas tij, nëse mbyllim sytë para së vërtetës, nuk do të thotë se ajo nuk ekziston – dhe pikërisht këtë po përpiqet ta bëjë Bullgaria, duke mohuar identitetin maqedonas. Ai thotë se mosmarrëveshja me Bullgarinë nuk mund të zgjidhet politikisht në baza ditore dhe përderisa ka tendencë për ta mohuar atë, do të kalojmë në ngërç.

Më poshtë mund ta shihni të gjithë intervistën me historianin Dr. Branislav Svetozareviq Pokorni për programin radiofonik maqedonas “Triple Zed” nga Melburni.

© Makedonium

https://www.facebook.com/ico.najdovskiperin/videos/345205810369421/