Aleanca e maqedonasve dënon djegien e flamujve maqedonas në Tiranë

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian në Shqipëri, dënon sulmin
me vezë dhe shishe plastike ndaj Kryeminsitrit maqedonas Nikolla Gruevski gjatë
qëndrimit të tij zyrtar në Tiranë si edhe aktin vandal me djegien e flamujve shtetëror te
Republikës së Maqedonisë në qendër te Tiranës pas vizitës së kryeministrit maqedonas në Shqipëri.

Maqedonasit në Shqipëri vlerësojnë se një akt i tillë jo civilizues nuk është në favor të marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, posëcarishtë për shkak se kjo ndodhi paz vizitës zyrtare të Kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski në Shqipëri, ku të dyja vendet konfirmuan marrëdheniet e mira ndërfqinjësore, besimin e ndërsjelltë dhe miqësinë, edhe ky akt nuk kontribon as në atmosverën festive të 100-vjetorit të Pavarsisë së vendit.

Njëkohësishtë, vlersojmë se ky vandalizëm është drejtuar edhe kundër Maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë qytetar të saj loajal , kontribojnë në zhvillimin e Republikës së Shqipërisë si shtet i tyre dhe promovojnë tolerancë dhe bashkegzistencë.

Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë presin nga organet kompetente të Republikës së Shqipërisë të ndërmarrin masat urgjente për gjetjen dhe dënimin e keqbërësve, ndërsa qeveria e Shqipërisë të dënoj këtë akt vandal i cili nxit padurueshmëri dhe i lëndon thellë ndenjat e qytetarëve te Maqedonisë dhe të gjithë Maqedonasve në Shqipëri. (Makedonium)