(Македонски) (Shqip) Deputeti Sterjovski në Kuvend kërkoi vëmëndje më të madhe për zonën e Gollobordës

Deputeti Vasil Sterjovski në seancën parlamentare e 30 maj 2019 kërkoi vëmëndje më të madhe për zonën e Gollobordës.
Më poshtë fjala e plotë:
I nderuar kryetar i Kuvendit,
Të nderuar deputetë,


Në emër të të vetmes parti maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, e cila ndër të tjera kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit maqedonas në Shqipëri, sot dua të shprehë shqetësimin për situatën në zonën e Gollobordës, me 22 fshatra, me rreth 11.000 banorë nga komuniteti maqedonas dhe shqiptarë që historikisht jetojnë së bashku.
Zona e Gollobërdës nga fillimi i viteve 90-të të shekullit të 20-të, administrativisht, artificialisht, është ndarë në dy Qarqe – Elbasan dhe Dibër.
Deri në vitin 2015, në zonën e Gollobërdës kishte tre komuna: Steblevë, që hynte në Qarkun e Elbasanit; dhe komunat e Ostrenit dhe Trebishtit, të cilat hynin në Qarkun e Dibrës. Fatkeqësisht, me reformën e re territoriale, komunat Steblevë, Trebisht dhe Ostren u shkrinë. Kështu, komuna e Steblevës u bashkua me Bashkinë e Librazhdit në Qarkun e Elbasanit, ndërsa komunat Trebisht dhe Ostren u bashkuan me Bashkinë e Bulqizës në Qarkun e Dibrës. Në vitin 2014, kur u miratua ligji “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, qeveria nuk morri parasysh kërkesat e komunitetit maqedonas të Gollobërdës dhe partinë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, zona e Gollobordës të organizoheshe në Bashki më vete, me qëllim zhvillimin e zonës. Sot banorët e Gollobërdës për një vërtetim ose çërtifikatë udhëtojnë për dy orë deri tek qendrat e administratave bashkiake.
Të nderuar deputetë,
Gollobërda është zona më e varfër në Republikën e Shqipërisë, me shumë probleme socio-ekonomike. Papunësia në Gollobërdë arin 90%, nuk ka rrugë të asfaltuara, ujësjellsa dhe kanalizime. Në gjendje të keqe janë edhe institucionet shëndetësore dhe kujdesi shëndetësor për popullatën lokale. Në dimër, ndodhë që zona e Gollobërdës të bllokohet me muaj për shkak të borës, ndërsa fshatrat mbeten me javë pa energji elektrike. Deri përpara 28 viteve, në Gollobërdë jetonin 35.000 banorë, por për shkak të kushteve të këqija të jetesës shumica e banorëve u zhvendosën në brendësi të vëndit, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Kavajë.
Një problem tjetër për komunitetin maqedonas në Gollobërdë është se fëmijët nuk kanë mundësi për mësimin e gjuhës amtare maqedonase në procesin arsimor në shkolla. Gjuha e folur nga banorët në shtëpi dhe në zonën e Gollobërdës është gjuha maqedonase. Fëmijët deri në moshën 7 vjeçаre nuk e njohin gjuhën shqipe, e mësojnë kur shkojnë në shkollë. Deri tani ka shumë iniciativa nga komuniteti maqedonas në Gollobërdë për të mësuar gjuhën maqedonase si lëndë më vete në shkolla, por këto kërkesa të banorëve nuk janë miratuar nga institucionet përkatëse arsimore në Republikën e Shqipërisë.
Maqedonasit nga zona e Gollobërdës kërkojnë nga Ministritë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, kalimi kufitar Xhepisht-Trebisht i cili u hap në maj të vitit 2013, nga kalim kufitar lokal i kategorisë së tretë, të kalojë në kalim kufitar rajonal i kategorisë së dytë! Kjo do të ndihmojë ekonomikisht popullsinë e Gollobërdës, pasi do të rritet bashkëpunimi ekonomik midis banorëve në të dy anët e kufirit, do të forcojë ekonomikisht dhe do të zhvillojë këtë zonë si një e tërë.
Të nderuar deputetë,
Zona e Gollobërdës, ka një bukuri natyrore, kulturë dhe traditë të pasur, si dhe Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe i ka të gjitha mundësitë për zhvillimin e turizmit malor. Qeveria së bashku me Bashkitë e Librazhdit dhe Bulqizës duhet të investojë në Gollobordë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ujësjellsat dhe kanalizimet, sistemin shëndetësor, zhvillimin e turizmit malor dhe Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në mënyrë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe të punës, dhe në përgjithësi për zhvillimin e zonës së Gollobërdës. Besoj se qeveria dhe ministritë, Qarqet dhe Bashkitë e Librazhdit dhe Bulqizës do t’i kushtojnë vëmendje kërkesave të komunitetit maqedonas në Gollobërdë dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe të punës.
Faleminderit për vëmendjen tuaj.