Në Korçë u promovuan katër libra për gjuhën dhe traditat e Maqedonasve në Shqipëri

Shoqata maqedonase “Sonce” në bashkëpunim me Institutin për gjuhën maqedonase “Kërste Misirkov” nga Shkupi, në qytetin e Korçës, promovuan katër libra në gjuhën maqedonase lidhur me gjuhën dhe traditat e Maqedonasve në Shqipëri.

Bëhet fjalë për “E folura e Maqedonasve të Prespës” nga Goce Cvetanovski, “Gollobërdo” nga autori rus Andrej Sobolev, si dhe “Shënime nga vendlndja ime” dhe “Poezi dhe prozë nga vendlindja ime”, autor i të cilave është Krisanta Jankulla.

Drejtori i Institutit, Elena Jovanovska -Gruevska shprehu kënaqësinë e madhe që është në mesin e Maqedonasve dhe njoftoi mbështetjen për iniciativa të ngjashme që promovojnë gjuhën dhe traditat e Maqedonasve në Shqipëri.

– Mirënjohje për ndihmën që dha Instituti për botimin e këtyre librave. Këto libra janë të një rëndësie të madhe për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditat e Maqedonasve në Shqipëri. – tha Vasil Sterjovski, kryetari i shoqatës maqedonase “Sonce”.

Krisanta Jankulla, mësuese nga Prespa, tha se shënimet për Prespën filloi ti mbledhë me qëllim që traditat e Maqedonasve të mbeten në trashëgimi për gjeneratat e tjera.

Në punën e saj, shtoi ajo, kishte ndihmë të madhe nga nxënësit e saj, të cilët ndihmuan në grumbullimin e materialeve me dëshmitë e gjyshërve të tyre. (Makedonium)