Emigrantët maqedonas nga Prespа në Kanada festojnë festën e madhe fetare Shën Mihail dhe Gavriil

Maqedonasit me origjinë nga Prespa, Shqipëri më 17 nëntor 2018 në Capitol Banquet Hall në qytetin Mississauga, Kanada, organizuan takimin e dhjetë tradicional me rastin e festës fetare ortodokse “Shen Mihail dhe Gavriil” mbrojtës i Maqedonasve të Pustecit.

Shoqata maqedonase ,,Prespa,, nga Kanadaja është organizator i këtij takimi të dhjetë tradicional ku morën pjesë shumë Maqedonas me origjinë nga Prespa të cilët jetojnë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vladimir Tërpo emigrant maqedonas nga Prespa, i cili jeton në Kanada, për gazetën  “Makedonium”, tha se shoqata maqedonase “Prespa” në Kanada është themeluar 10 vjet më parë nga emigrantët maqedonas nga Pusteci dhe pjesë të tjera të zonës së Prespës me qëllim ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditës maqedonase.

– Është bërë traditë një herë në vit, ne Maqedonasit me origjinë nga Prespa, të cilët jetojmë në Amerikë dhe Kanada të mblidhemi për festën ortodokse “Shën Mihail dhe Gavriil”. Kjo ditë paraqet një mundësi të mirë për të gjithë ne që të argëtohemi, por edhe të diskutojmë për vendlindjen tonë.”- tha Vladimir Terpo për gazetën Makedonium.

Vizitorët u argëtuan me këngë dhe valle maqedonase me grupin “Biser Toronto”. Me programin e saj, performoi edhe ansambli folklorik “Ilinden” nga Mississauga, ku janë anëtarë disa maqedonas të rinj, me origjinë nga Prespa.

Pas vitit 1991 në Amerikë dhe Kanada emigrojnë një numër të konsiderueshëm Maqedonas nga Prespa. (Makedonium)