Ultranacionalistët e Aleancës Kuq e Zi sulmuan Maqedonasit në Prespë!

Aktivistë të partisë ultra-nacionaliste Aleanca Kuq e Zi, së bashku me përfaqësues të mediave shqiptare, gjë që të çon në përfundim se ka pasur një marveshje paraprake për një agresion të gjerë mediatik kundër Maqedonasve në Shqipëri, në 16 nëntor 2012 në orën 11 hynë në oborrin e komunës Pustec, në shkollën e mesme dhe nëntvjecare në Pustec, gjatë mesimit, dhe në disa fshatra të tjera të Komunës së Pustecit (Liqenas). Protestuesit thërisnin parulla: “Kjo është Shqipëri”, “Kjo është tokë shqiptare”, “Jashtë Shqipërisë”, gje të cilën dukshëm i shqetësoi nxënësit në shkollën e mesme dhe nëntvjecare dhe popullatën lokale maqedonase.
Target i neofashistëve shqiptarë ishin sinjalistika rrugore dhe tabelat informuese, mbi të cilët vendosen parulla me simbolin e partisë Aleanca Kuq e Zi dhe tekst “Tokë shqiptare”.


Për shkak të përmbajtjes të Maqedonasve nga incidente më të mëdha, u shmangën incidente fizike. Edhe pse kryetari i komunës së Pustecit e njoftoi policinë ajo erdhi mbas 4 ditësh, mbasi përfaqesuesit e institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri i kërkuan informacion mbi këto incidente.


-Fuqishëm denojmë sulmin nga ultra-nacionalistët e Aleancës Kuq e Zi në komunën e Pustecit dhe në zonën e Prespës, qellimi i këtij demonstrimi ishte presion publik dhe teror psikologjik kundër Maqedonasve me slogane ofenduese nacionaliste. Më e keqja ishte se ishin mire-organizuar dhe të ndjekur pothuajse nga të gjithë mediat shqiptare të cilët i shoqeruan në këtë vandalizëm, edhe ata e manipuluan opinionin publik shqiptar duke mos treguar që sinjalistika rrugore si tabelat informuese në komunën tonë janë në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht dhe disa në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe maqedonisht. Ne iformuam zyrën e OSBE-në Tiranë, Avokatin e Popullit, Komisionerin kunder diskriminimit, Qeverinë, Parlamentin, Presidentin e shtetit si edhe ambasadat e huaja. Ky demonstrim ishte një ndërhyrje serioze në të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Shqipërisë dhe të drejtat minoritare të Maqedonasve – tha kryetari i komunës Pustec (Liqenas) Edmond Themelko.
Komuna e Pustecit (Liqenas) është komunë e banuar 100% me banor Maqedonas dhe njihet si zonë minoritare të minoritetit maqedonas në Shqipëri që në vitin 1945.
Në bazë te Memorandumit te Mirëkuptimi midis Institucionit të Prefektit të Qarkut Korcë dhe Komunës Liqenas i nënshkruar më date 15.11.2005, për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të pakicave në Shqipëri, të dyja institucionet angazhohen për zbatimin e së drejtës për përdorimit të gjuhës amtarë të pakicës maqedonase. Në bazë të këtij memorandumi komuna Liqenas angazhohet që të caktojë emërtimet tradicionale vendore, emrat e rrugëve, shesheve dhe tregues të tjerë topografik për publikun, përvecse në gjuhën shqipe edhe në gjuhën maqedonase.
Ky memorandum është nënshkruar në kuadrin e procesit të Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë në BE, dhe të angazhimeve të ndërmara në Planin e Veprimit për Zbatimin e Përparësive të Partneritetit Evropian, për arritjen e standarteve më të larta përsa i përket respektimit dhe mbrojtjes të të drejtave të pakicave si dhe në mbështetje të neneve 3, 15, 20, 112/2 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 11 të Konventës Kuadër të Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e minoriteteve Kombëtare” etj.
Edhe Këshili i komunës Liqenas, duke u nisur nga fakti që komuna është shpallur zonë turistike dhe teritori i komunës përkon me teritorin e Parkut Kombëtar të Prespës, ka marrë vendim që sinjalistika rrugore dhe orientuese të jete në tre gjuhe, shqip, maqedonishtë dhe anglishtë

Të çudit fakti që mediat shiptare të cilët e ndiqnin këtë demonstrim të ultra-nacionalistëve të Aleancës Kuq e Zi raportuan se gjithë sinjalistika rrugore dhe tabelat informuese janë vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse është e dukshme që të gjithë tabelat janë të shkruara në dy gjuhë shqip dhe maqedonisht, me lejën e autoriteteve kompetentë.

-Nga autoritet shqiptare kërkojmë dënimin e autorëve të këtij vandalizmi nga ultra-nacionalistët e Aleancës Kuq e Zi, të cilët dhunuan tabelat informuese në shkollën e mesme, qendrën shëndetësore dhe në rrugë, si edhe sinjalistikën rrugore në komunën e Pustecit- tha Vasil Sterjovski nga partia Alenaca e maqedonasve për integrim europian.

AK: Aksionin ne Liqenas te Korces kunder asmilimit te simboleve kombetare

Aleanca Kuq e zi e ka justifikuar këtë vandalizëm sepse sipas tyre në komunën Liqenas jetojnë përfaqësues të komunitetit maqedonas dhe për rrjedhojë tabelat informuese në rrugët dhe institucionet e kësaj komune janë të shkruara në gjuhën maqedonase.
“Aleanca KuqeZi e konsideron të papranueshëm faktin që në komunën e Liqenasit në qarkun e Korçës, tabelat informuese në rrugë dhe institucione nuk përmbajnë gjuhën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, gjuhën shqipe. Pas konstatimit të këtij fakti aspak të drejtë dhe ligjor, Aleanca KuqeZi u nis drejt komunës Liqenas për të vendosur në vendin e duhur dinjitetin e simboleve kombëtare. Dhjetra aktivistë të AK kanë qarkulluar në komunën Liqenas dhe kanë vendosur në tabelat e rrugëve dhe institucioneve të kësaj komune simbolin kombëtar të Republikës së Shqipërisë si dhe tabelat “këtu është tokë shqiptare”.
Aleanca KuqeZi denoncon me forcë fenomenin e asimilimit të simboleve kombëtare shqiptare në disa nga fshatrat e Korçës dhe mungesa e vëmendjes nga strukturat shtetërore kundrejt këtij fenomeni negativ ka sjellë zhdukjen e simboleve kombëtare nga tabelat informuese në rrugë dhe institucione”-thuhet ne dekleratën e Aleancës Kuq e ZI.


“Shekulli”: AK si Agimi i Arte në Greqi nis sulmin ndaj minoriteteve

Me afrimin e zgjedhjeve Aleanca Kuqezi po ashpërson retorikën politike dhe sulmonë minoritetet njësoj si Agimi i Artë ne Greqi. Aksionin e radhës përfaqësues e kësaj partie e kanë zhvilluar në Komunën Liqenas ku jeton një pjesë e minoritetit maqedonas, shkruan gazeta “Shekulli”.

 
Berisha i premton Gruevskit se ngjarje të këtilla në të ardhmen nuk do të përsëriten

Kryeministri i Maqedonsië, Nikolla Gruevski gjatë takimit që pati me Kryeminstrin shqiptar Sali Berisha në Tiranë më 23 nëntor 2012 i kërkoi këtij të fundit shpjegime rreth ngjarjeve që kanë ndodhur në Komunën Liqenas (Pustec) me anetarët e Aleancës Kuqezi. Sipas burimeve konfidenciale në të cilën erdhi gazeta Makedonium, nga ana e tij Kryeministri shqiptar Berisha ka shvaqur shqetësime lidhur me këto ngjarje dhe ka thënë se nuk duhet të priten në të ardhmen ngjarje të këtilla.

Këtë demonstrim të ultraniacionalistëve në Prespë e dënoi edhe Kongresi Botëror Maqedonas. (Makedonium)