Filloi rikonstruksioni i sheshit qëndror të fshatit Pustec, Bashkia Pustec

Prej një muaji në f.Pustec, në Bashkinë e Pustecit ka nisur rikonstruksioni i sheshit kryesor.
1

Sheshi ndodhet në afërsi të kishës “Shën Mihail dhe Gavril”. Ky projekt i cili financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kapë vlerën prej 29.097.058 lek.
Sistemimi i këtij sheshi parashikon sistemim me plaka, kanalizimet e ujrave të zeza, vendosja e stoleve si dhe mbjellja e fidanëve dhe gjelberimin.
2

Rikonstruksioni i sheshit kryesor pritet të përfundojë brënda një afati prej pesë muajsh. (Makedonium)