Dita e Verës, në Prespë

Tradicionalisht në dhjetor për disa vite me radhe në zonën e Prespës organizohet festa e verës. Për të festuar këtë ditë, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe organizata lokale Green & Cleen, organizuan në zonën e Parkut Kombëtar Prespë një ceremoni festive. Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit SENiOR-A, i zbatuar nga REC-Albania dhe financuar nga Qeveria Suedeze.

prespa

Kryetari i shoqatës Green & Cleen, Vasil Jankulla tha se ky aktivitet kishte si qëllim promovimin e vlerave natyrore të zonës të cilat ndërthuren me ato kulturore e njerëzore si dhe vendosjen e theksit mbi traditat e larmishme që mbart zona dhe komuniteti i Parkut Kombëtar Prespë, ruajtjen e qëndrueshme të këtyre vlerave kulturore dhe natyrore dhe promovimin e tyre në vazhdim.
Festa u organizua në formën e një konkursi vere, në ambientet e jashtme të godinës së Parkut Kombëtar Prespë, me verën e re të cilën prodhuesit e zonës e nxjerrin nga fuçitë për ta përdorur gjatë dimrit, me pjesmarrjen e grupeve artistike dhe një panairi me prodhimet tradicionale të zonës.

Në festë morrën pjesë përfaqësues nga pushteti vendor, administrata e parkut, përfaqësues nga donatorët dhe partnerët e parkut, mediat, përfaqësues të secilës organizatë të rrjetit dhe sigurisht banorë të zonës.

prespa 1

Prodhuesit e verës së zonës përpara konkusit sollën verën e cila u hodh në shishe me etiketa dhe numra, ku secili numër i përkiste një emri të prodhuesit që merrte pjesë në konkurs, numër ky i përcaktuar në mënyre anonime nga përsona jashtë jurisë.

Njëkohësisht përpara fillimit të aktivitetit u përcaktua juria prej 5 vetash (me antarë nga shoqëria civile, pushteti vendor, përfaqësues të komunitetit dhe administratës së parkut). Aktivieti u hap me fjalën përshëndetëse të autoriteteve vendore dhe më pas me performancën e grupeve artisitke nga zona me muzike tradicionale maqedonase të zonës ndërkohë që juria bënte vlersimin e verërave.

Pas vlersimit të jurisë u shpallën tre çmime inkurajuese (vendi i tretë, i dytë dhe i parë) për verërat me cilësinë më të mirë të prodhuara këtë vit në zonë. Pas shpalljes së fituesve, pjesëmarrësit u ftuan të provonin verën dhe ushqimet tradicionale, nën ritmin e muzikës dhe valleve popullore maqedonase të zonës, festë e cila vazhdoj gjatë. (Makedonium)