Maqedonasit e Gjinovecit kanë jetuar 16 vite pa drita

Fshati Gjinovec në zonën e Gollobordës, bashkia Bulqizë ka qendruar për 16 vite pa energji elektrike. E çuditshme për tu besuar, por historia është e vërtetë. Banorët tregojnë fshati është braktisur nga shumica e popullsisë maqedonase, por ende në fshat ka familje që jetojnë.
Gjinovec
Janë rreth 70 familje të këtij fshati, të cilët kanë që para vitit 90-të, pas ardhjes së demokracisë, dhe pikërisht pas rrëmujave të vitit 97 që iu vodhën rreth 10 km linjë elektrike. Shkak i mungesës së energjisë, bëri që rreth 80 për qind e banorëve të këtij fshati u detyruan të largohen. Ndërsa 17 familje të tjera, në pamundësi për të ikur, qëndruan këtu, duke përdorur petrogazin, të modifikuar duke ndriçuar ambientin. Nga ana e tyre, banorët shprehen se ishte e pabesueshme që do rikthehej energjia elektrike në këtë fshat. Mësohet se për të vendosur linjën elektrike janë investuar mbi 100 milionë lekë.
Kështu ata shprehen te kënaqur nga qeveria shqiptare për investimin e bërë në këtë linje, dhe rikthimin te energjisë elektrike. Teksa për vite i kishte kapluar terri, dhe në një gjendje të vështirë financiare, pasi jetojnë vetëm me kultivimin e patateve dhe bimë medicinale kanë shprehur mirënjohje për rikthimin e energjisë. Në tërë këto vite, në mungesë të dritave, ata përgatisnin pastërma, madje bazën ushqimore për dimrin e ashpër banorët e sigurojnë për 6 muaj. “Tani që kemi drita, nuk kemi më probleme. Jemi shumë të kënaqur në fshat, se këtu ajri është i pastër e ushqimi është i freskët. Natyra po ashtu”, rrëfejnë banorët. (Makedonium)