Video-materiali “Gruaja kujdestari i traditës në Prespë” në platformën digjitale

Në mjediset e Ministrisë së Kulturës më 21 maj 2015, u prezantua për herë të parë harta interaktive e realizuar nga Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale.

Kjo hartë është konceptuar si një platformë digjitale për pasqyrimin e larmisë së trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve dhe shqiptarëve përmes materialeve multimediale.

Aktiviteti mbahet në ditën botërore të diversitetit kulturor. Në hartën interaktive gjendet edhe video-materiali “Gruaja kujdestari i traditës në Prespë” i shoqatës maqedonase “SONCE”. (Makedonium)