Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvillon një vizitë në Komunën e Pustecit

Kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Komunën e Pustecit ku u takua  me kryetarin e Komunës së Pustecit, z.Edmond Themelko si dhe me nënkryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm të partisë Aleanca maqedonase për integrim europian, z.Taqo Grozdani dhe z.Vasil Sterjovski me të cilët diskutoi për problematikat e komunitetit maqedonas. Z. Meta ishte i shoqëruar në këtë takim nga deputetët z.Spartak Braho dhe z.Pirro Kapurani.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit i shprehu vlerësimet e tij për vlerat që mbart komuniteti maqedonas në Shqipëri duke shtuar se parlamenti shqiptar e përkrah zhvillimin dhe ruajtjen e traditave të këtij komuniteti. “Dua të shpreh kënaqësinë që jam sot për vizitë në bashkinë e Pustecit, sepse Komuna e Pustecit tashmë pas 21 qershorit do të jetë bashkia e Pustecit, e cila vërtetë është bashkia në numër më modest në raport me 60 bashkitë e tjera të vendit, por është mjaft kuptim plotë, sepse tregon vëmendjen dhe ndjeshmërinë tonë ndaj komunitetit maqedonas këtu për të ruajtur traditën, zakonet më të mira, dhe për ti integruar ato në të gjithë jetën tonë shoqërore, ekonomike dhe politike dhe institucionale”- tha z.Meta.

Krahas kësaj, Kryetari i Kuvendit theksoi do të ndërmerren të gjitha masat që komuniteti maqedonas të integrohet më shumë në shoqërinë shqiptar duke dëshmuar edhe mbështetjen që parlamenti i ka dhënë Komunës së Pustecit, në fillim duke i rivendosur emrin Pustec dhe më pas duke e ndarë atë si një nga 61 bashkitë që do të krijohen pas zgjedhjeve vendore. “Ashtu si kurse dua të shpreh kënaqësinë se parlamenti pas kërkesë të bërë nga komuniteti i Pustecit vendosi të ndryshojë emrin e kësaj njësi vendore, nga Komua e Liqenasit dikur, në Komunën e Pustecit, dhe kjo u bë me përkrahjen e të gjithë forcave politike në vendit tonë. Ndaj jam i bindur se kjo bashki e re ka nevojë jo vetëm për tu quajtur e tillë, por ka nevojë edhe për tu përgatitur më mirë për të ofruar shërbime më cilësore ndaj komunitetit këtu”,- tha z.Meta

Kryetari i Kuvendit në vijim të fjalës së tij tha se shumë shpejt do të zgjidhet edhe problemi i teksteve shkollore për fëmijët e Pustecit ku mësimdhënija do të bëhet në gjuhën maqedonase si edhe do të krijohen kushte më të mira shkollimi. “Për këtë biseduam me kryetarin z. Edmond Themelko dhe stafin e tij, i cili na parashtrojë disa probleme shqetësuese në drejtim të arsimimit të fëmijëve këtu, të mungesës së teksteve në gjuhën maqedonase për arsye burokratike, çështje që do të zgjidhet shumë shpejt, apo edhe të kushteve të mësimdhënies këtu, për të cilën besoj do të ndërhyhet gjithashtu për të krijuar kushte shumë të mira dhe shumë të dejta për fëmijët ë bashkisë së Pustecit për t’u arsimuar, për t’u edukuar, për t’u formuar në ambiente të niveleve evropiane”,- tha z.Meta duke shtuar se pjesë e diskutimeve kishin qenë edhe problemi i ujit të pishëm, të kanalizimeve për probleme që kanë të bëjnë me përkrahjen e këtij komuniteti mjaft punëdashës, për të rritur të ardhurat përmes skemave mbështetëse në bujqësi, në pemtari.

Në fund të fjalës së tij, z.Meta theksoi se mbështetja ndaj komuniteti maqedonas në Shqipëri do të vijojë duke cilësuar vlerat e tyre si punëdashës dhe paqedashës. “Natyrisht do ta vazhdojmë këtë komunikim në mënyrë të vazhdueshme pikërisht që të adresojmë sa më shumë probleme konkrete dhe të zgjidhim sa më shumë vështirësi dhe sfida të këtij komuniteti. Unë vlerësoj shumë komunitetin maqedonas në vendin tonë si mjaft punëdashës, paqedashës, i cili kontribuon me vlerat e tij më të mira dhe natyrisht që meriton vëmendje më të madhe”,- tha Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Komunës së Pustecit, z. Edmond Themelko vlerësoi vizitën e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta në Pustec duke shprehur falënderimet për mbështetjen që ai i ka garantuar komuniteti maqedonas. “Sot kishim një takim shumë të rëndësishëm, na ka ardhur mysafir në komunën e Pustecit Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, që unë përzemërsisht i shpreha një falënderim nga ana e komunitetit maqedonas të komunës së Pustecit. Diskutuam për shumë probleme që ka të bëjë me mbarëvajtjen e jetës të komunitetit maqedonas në komunë e Pustecit. E njohëm me të gjithë problemet dhe morën angazhimin e Kryetarit që do të përdor të gjithë autoritetin e tij si Kryetar dhe si politikan në Shqipëri për të përmirësuar kushtet e jetesës në komunitetin maqedonas këtu në komunë ne Pustecit”,- tha z.Themelko

Prononcimi i plotë dhe konferenca për shtyp e Kryetarit të Kuvendit z.Ilir Meta dhe Kryetarit të Komunës së Pustecit z. Edmond Themelko

Edmond Themelko: Sot kishim një takim shumë të rëndësishëm, na ka ardhur mysafir në komunën e Pustecit Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, që unë përzemërsisht i shpreha një falënderim nga ana e komunitetit maqedonas të komunës së Pustecit. Diskutuam për shumë probleme që ka të bëjë me mbarëvajtjen e jetës të komunitetit maqedonas në komunë e Pustecit. E njohëm me të gjithë problemet dhe morën angazhimin e Kryetarit që do të përdor të gjithë autoritetin e tij si Kryetar dhe si politikan në Shqipëri për të përmirësuar kushtet e jetesës në komunitetin maqedonas këtu në komunë ne Pustecit. Gjithashtu diskutuam edhe për problemin e ligjit të minoriteteve që po përgatitet nga shumë institucione në Shqipëri, ku ky ligj do të jetë në interes të komuniteteve të grupeve etnike në Shqipëri, ku është përfshirë edhe minoriteti maqedonas.

Ilir Meta: Dua të shpreh kënaqësinë që jam sot për vizitë në bashkinë e Pustecit, sepse Komuna e Pustecit tashmë pas 21 qershorit do të jetë bashkia e Pustecit, e cila vërtetë është bashkia në numër më modest në raport me 60 bashkitë e tjera të vendit, por është mjaft kuptim plotë, sepse tregon vëmendjen dhe ndjeshmërinë tonë ndaj komunitetit maqedonas këtu për të ruajtur traditën, zakonet më të mira, dhe për ti integruar ato në të gjithë jetën tonë shoqërore, ekonomike dhe politike dhe institucionale. Ashtu si kurse dua të shpreh kënaqësinë se parlamenti pas kërkesë të bërë nga komuniteti i Pustecit vendosi të ndryshojë emrin e kësaj njësi vendore, nga Komua e Liqenasit dikur, në Komunën e Pustecit, dhe kjo u bë me përkrahjen e të gjithë forcave politike në vendit tonë. Ndaj jam i bindur se kjo bashki e re ka nevojë jo vetëm për tu quajtur e tillë, por ka nevojë edhe për tu përgatitur më mirë për të ofruar shërbime më cilësore ndaj komunitetit këtu. Për këtë biseduam me kryetarin z. Edmond Themelko dhe stafin e tij, i cili na parashtrojë disa probleme shqetësuese në drejtim të arsimimit të fëmijëve këtu, të mungesës së teksteve në gjuhën maqedonase për arsye burokratike, çështje që do të zgjidhet shumë shpejt, apo edhe të kushteve të mësimdhënies këtu, për të cilën besoj do të ndërhyhet gjithashtu për të krijuar kushte shumë të mira dhe shumë të dejta për fëmijët ë bashkisë së Pustecit për t’u arsimuar, për t’u edukuar, për t’u formuar në ambiente të niveleve evropiane. Ashtu si kurse kemi diskutuar edhe për probleme të tjera, për problemin e ujit të pishëm, të kanalizimeve për probleme që kanë të bëjnë me përkrahjen e këtij komuniteti mjaft punëdashës, për të rritur të ardhurat përmes skemave mbështetëse në bujqësi, në pemtari. Natyrisht do ta vazhdojmë këtë komunikim në mënyrë të vazhdueshme pikërisht që të adresojmë sa më shumë probleme konkrete dhe të zgjidhim sa më shumë vështirësi dhe sfida të këtij komuniteti. Unë vlerësoj shumë komunitetin maqedonas në vendin tonë si mjaft punëdashës, paqedashës, i cili kontribuon me vlerat e tij më të mira dhe natyrisht që meriton vëmendje më të madhe. (Makedonium)