AMIE: Telegram ngushëllimi për vdekjen e Cvetan Maznikut

Më 6 janar në Tiranë, në moshën 77 vjeçare, vdiq Cvetan Mazniku një nga aktivistët më të mëdhenjë për të drejtat e komunitetit maqedonas në Shqipëri. Partia Aleanca maqedonase për integrim europiane i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Cvetan Maznikut.

Cvetan Maznikut

Cvetan Maznikut

“Vdekja e Cvetan Maznikut është një humbje e madhe për familjen e tij, por edhe për komunitetin maqedonas në Shqipëri. Si një nga themeluesit e shoqatës maqedonase”MIR” dhe si kryetari i parë i Unionit të Maqedonasve në Shqipëri, dha një kontribut të madh në luftën për realizimin e të drejtave të Maqedonasve në Shqipëri dhe ruajtjen e identitetit kombëtar,” thuhet në letrën e AMIE-së.

Cvetan Mazniku për shumë dekada ka mbledhur folklorin e pasur e Maqedonasve në zonën e Gollobordës dhe së bashku me Maqedonasit e tjerë nga Golloborda botoi gjashtë libra me “Golobrdski folklor”, të cilat janë me rëndësi të madhe për mbrojtjen e identitetit maqedonas, gjuhës dhe kulturës së Maqedonasve në Shqipëri.

“Maqedonasit në Shqipëri kanë humbur një nga avokatët më të mëdhenjë për përmbushjen e të drejtave të tyre.” – thuhet në letrën e partisë Aleanca maqedonase për integrim europian “. (Makednium)