Ortodoksët kremtojnë lindjen e Krishtit, Sterjovski uron Mitropolitin e Korçës Imzot Joanin

Me rastin e festës të Krishtlindjeve, në selinë e Mitropolisë së Korçës u organizua pritja tradicionale e Krishtlindjeve.  

Në mesin e besimtarëve të shumtë, përfaqësues të institucioneve dhe partive politike nga Korça, në këtë ceremoni mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës maqedonase për integrimin europian, Vasil Sterjovski i cili i uroi festën e Krishtlindjeve Mitropolitin e Korçës Imzot Joanin duke i uruar paqe dhe harmoni për të gjithë besimtarët ortodoksë. (Makedonium)