Ministri Popovski viziton Maqedonasit e Gollobërdës në Shqipëri

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikola Popovski, ka vizituar rajonin kufitar të Gollobërdës në Shqipëri i banuar kryesishtë me Maqedonas.

Gjatë vizitës së tij, ministri Poposki u takua me përfaqësuesit e popullatës lokale maqedonase nga koj zonë, përfshirë edhe me aktivistët të partisë maqedonase, Aleanca e maqedonasve për integrim europian si edhe me shoqatat joqeveritare “Most” dhe “Ilinden”, ku ishte informuar për aktivitetet e shoqatave të përmendura qe kanë për qellim kultivimin e identitetit nacional, gjuhësor dhe historik maqedonas në zonen e Gollobërdës.

Në këto takime, banorët e Gollobërdës, treguan për nevojën e ndërtimit dhe përfundimit të shpejtë të infrastrukturës rrugore – e cila për ata është jetësore dhe  në këtë kontekst është kërkuar nga zyrtarët qeveritar maqedonas që në të gjitha nivelet e takimeve që do të kenë me homologët e tyre shqipëtar, të bëjnë përpjekje që të përshpejtohet  asvaltimi i rrugës nga kufiri me Maqedoninë deri në Trebishtë. Kjo në fakt është në funksion të realizimit përfundimtar dhe vënien në përdorim të pikë-kalimit kufitar Xhepishtë-Trebishtë. Përfaqësuesit e popullatës lokale maqedonase treguan për nevojat që kanë dhe që përballen çdo ditë dhe presin ndihmë konkrete dhe mbështetje nga Republika e Maqedonisë. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për dërgimin e librave në gjuhën maqedonase, bursa për studentët nga ky rajon për në universitetet e Republikës së Maqedonisë, si dhe të bëhet e mundur nxënësit të studiojnë në qytetet kufitare të Republikës se Maqedonisë -Dibër dhe Strugë.

Në takimin me kryetarin e komunës dhe me kryetarin e Këshilli të komunës së Trebishtit, është bërë fjalë edhe për mundësinë që në të ardhmen komuna të përfshihet në projektet për bashkëpunim ndërkufitar të financuara nga Bashkimi Evropian.

“Ka komuna nga të dyja anët të cilat kanë ide mjaft të mira për atë se si mund të lidhen. Mendoj se autoritetet qendrore të të dy vendeve duhet t’i mbështesin përpjekjet e tyre që të vijë deri në realizimin e tyre. Me gjestet e këtilla dhe me komunikim punojmë në atë që është projekt i përbashkët i të dy vendeve dhe lidhshmërisë dhe afirmimit të qëllimit të përbashkët”, tha ministri Poposki.

Ministri Poposki u takua edhe me fëmijet nga fshati Trebishtë të cilët ndjekin kurse shtesë në gjuhën maqedonase. Në atë rast u theksua nevoja për të futur gjuhën maqedonase në sistemin arsimor në këtë zonë, duke pasur parasysh që fëmijët deri tani e mësojnë gjuhën maqedonase në kuadër të kurseve të organizuara nga OJQ-të.

Në rajonin e Gollobordës, Shqipëri, ka 17 fshatra në të cilat jetojnë maqedonas etnik. Në komunën Trebishte më herët kanë jetuar 8.000 maqedonas, ndërsa tani numri i tyre është 1.500. (Makedonium)

<