Nuk ka treg për pataten e Steblevës

Rreth 12 mijë tonë patate të grumbulluara në zonën e Steblevës në Gollobordë rrezikojnë të kalben për shkak të mungesës së tregut.

Fermerët e zonës thonë se largësia e kësaj zone nga qendrat e mëdha urbane si dhe infrastruktura e dobët rrugore rrezikojnë prej vitesh prodhimet e tyre.

Fermerët kërkojnë subvencione nga shteti në të kundërt kjo kulturë mund të shkojë drejt zhdukjes.

Komuna e Steblevës në zonën e Gollobordës është e njohur për prodhimin e patates. (Makedonium)