Shkollat në komunën e Pustecit pa tekste në gjuhën maqedonase

Edhe këtë vit mbi 160 nxënës të sistemit fillor e të mesëm që i përkasin minoritetit Maqedonas në komunën e Pustecit kanë mangësi në tekstet shkollore në gjuhen maqedonase. Gjysmat e teksteve nuk janë shtypur dhe përkthyer, dhe numri që është vënë në dispozicion të shkollave është i kufizuar. Situata vështirësohet edhe më, kur bëhet fjalë për fëmijët e klasave të para.

Ndonëse ligji për arsimin parashikon që në zonat minoritare 60% e mësimdhënies të jetë në gjuhën e minoriteteve ndërsa 40% në gjuhën shqipe kjo asnjëherë nuk është zbatuar dhe ky problem trashëgohet në vite.

Përveç teksteve një tjetër problem është edhe godina e amortizuar e shkollës, ndërsa të flasësh për laboratorë apo internet, konsiderohet luks për këta fëmijë.

Mungesa e teksteve shkollore, apo ambienteve normale të godinës është i madh edhe në radhet e prindërve të cilët frikësohen për të ardhmen e fëmijëve pavarësisht se dëshira për të mesuar nuk mungon.

Në shkurt të këtij viti deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Vangjel Tavo zhvilloi një interpelancë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj.Lindita Nikolla lidhur me masat e marra nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve për çështjen e mungesës së teksteve shkollore në gjuhën amtare për shkollat e minoritetit.

Ministrja e Arsimit Nikolla garantoi se për vitin e ri shkollor, shkollat e pakicave kombëtare do të kenë mundësinë e një komunikimi tjetër, për të ndjerë më nga afër një situatë të re, përsa i përket cilësisë së teksteve, por edhe përmirësimit të mësimdhënies.

Gjithashtu, znj. Nikolla tha se edhe shkollat e pakicave kombëtarë në qarqet e Gjirokastrës, Sarandës, komunitetit maqedonas do të kenë një mundësi të re, jo vetëm në tekstet, por edhe në këndvështrime të reja, mbi të cilat ne po punojmë shumë.

Por pavarsishtë premtimit e znj.Nikolla edhe këtë vitë shkollor situata mebetet e njejtë.

Shqipëria njeh komunitet maqedonas vetëm në zonën e Prespës dhe vetëm këtu mësohet gjuha maqedonase në shkollat, kurse nuk njihet komuniteti maqedonas në zonën e Gorës në Kukës dhe zonën e Gollobordës në Peshkopi si dhe në tërrë teritorin e Republikës së Shqipërisë. (Makedonium)