Maqedonasit në Shqipëri kërkuan mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes për përmirësimin e të drejtave të tyre në Shqipëri

Maqedonasit dhe gjithë minoritetet e tjera janë qytetar loajal të Shqipërisë dhe dëshirojnë integrimin e saj sa më të shpejt në Bashkimin Europian, por konsiderojnë se integrimi duhet të shkojë paralel me përmirësimin e të drejtave të minoriteteve.

Këtë, midis të tjerave, në takimin në Ohër të Maqedonisë me Zëvëndës- ndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit, Z.Filip Riker, e  theksuan Vasil Sterjovski përfaqësues i partisë Alenaca e maqedonasve për integrim europian dhe Arben Kosturi kryetar i shoqates rrome Disutni Albania.

Ky takim u realizua në kuadër te Shkollës së liderve të rinj që organizohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Në këtë drejtim ata e njohën Z.Riker me vështirësitë që minoritetet kanë në integrimin në jetën sociale, politike dhe kulturore si dhe për problemin e arsimit në gjuhën amtare për pjesëtarët e minoriteteve, duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmirësimin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri.

Sterjovski e njohu z.Riker edhe për mosnjohjen e Maqedonsave si minoritet në zonat e Gorës dhe Gollobërdës si dhe në të gjithë teritorin e Shqipërise përveç në zonën e Prespës, për bojkotin e rregjistrimit të popullsis, për mosnjohjen e rezultateve të Censusit si dhe për mosrealizmin e të drejtave të tjera legjitime.

Riker u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vazhdojnë te mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, sepse kjo është alternativë e vetme e Shqipërisë si dhe të vëndeve të rajonit, dhe respektimi i të drejtave të minoriteteve është një nga prioritet në përmbushjen e standarteve për integrimin europian.

Фото: Арбен Костури, Георге Иванов, Васил Стерјовски

Gjithashtu Vasil Sterjovski dhe Arben Kosturi realizuan një takim edhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov  ku diskutuan rreth statusin e minoriteve ne Shqipëri dhe Maqedoni.(Makedonium)