Maqedonasit në Herbel – Dibrën e Poshtme festuan festën e Shpërfytyrimit

Maqedonasit në fshatin Herbel, zona e Poles ose Dibra e Poshtme, i cila ndodhet në afërsi të kufirit maqedonas në Dibër, në 18 gusht 2013 festuan festen e madhe krishtere Shpërfytyrimi.

Kisha "Shën Shpërfytyrimi”, Herbel.

Kisha “Shën Shpërfytyrimi”, Herbel.

Festa u festua me liturgji në kishën “Shën Shpërfytyrimit”, e cila daton nga shekulli 12.
Në këtë festë mblidhen tradicionalisht Maqedonas me origjinë nga fshatrat Herbel dhe Kercisht i Epërm dhe që sot jetojnë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Peshkupi, Maqellar dhe ne Maqedoni.

Fshati Herbel.

Fshati Herbel.

Kisha “Shën Shpërfytyrimi”, në vitin 1973 është shpallur “Monument Kulture”.
Ernest Postoli nga fshati Herbel, për gazetën Makedonium, thotë se ka një legjend që qarkulon prej vitesh se dicka e zjartë e kuqe cdo 18 gusht zbret nga kisha që është në majë të Kërcinit (kishë e ndarë midis kufirit maqedonas e shqiptar ), dhe shkon drejt e në kishën e “Shën Shpërfytyrimi” në Herbel.

“Per cdo 19 gusht në kishën vijnë jo vetëm ortodoksë, por edhe myslimanë të cilët flenë në brendësi të kishës dhe luten për shërimin nga sëmundje të ndryshme, sepse kjo kishe konsiderohet e shenjtë. Ka shumë njerëz të cilët janë shëruar nga kjo kishe. “- tha Ernest Postoli për gazetën Makedonium. (Makedonium)