Në Glloboçeni të Prespës do të vendoset busti i shkrimtarit Sterjo Spasse

Komuna Pustec do të vendos bustin e shkrimtarit të madh maqedonas Sterjo Spasse në fshatin e tij të lindjes Glloboçeni. Busti do të vendoset më 14 gusht me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Sterjo Spasses.

Komuna e Pustecit në nder të Sterjo Spasses do të organizojë edhe Festivalin folklorik maqedonas “PRESPA 2014”, ku do të marrin pjesë grupe folklorike nga zona e Prespës.

Vendosja e bustit dhe Festivali folklorik maqedonas do të fillojnë më 14 gusht në orën 10.30 min.

Sterjo Spasse lindi ne f.Glloboçeni të Prespës më 1914 dhe vdiq në Tiranë, 1989. Ai është shkrimtar i njohur me origjinë maqedonase dhe është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Ai është i njohur edhe si një antolog, përkthyes, autori tekstesh dhe koleksionist i folklorit maqedonas në Prespë. (Makedonium)