Gazetarët gjerman u njohën me situatën e minoriteteve në Shqipëri

Agjensia Federale Gjermane për Edukim Qytetar organizoi një turne tetë-ditore për gazetar gjermanë në Shqipëri.

Gazetarët të cilët vininë nga disa media gjermane si ARD, kanali i pare publik, RTL, kanali i dytë publik, ZDF, Deutschland Radio, Frankfuiter Allgemeine Zeitung, etj. u takuan me disa politikanë, intelektualë dhe përfaqësues të minoriteteve në Shqipëri.

Ne takimin me përfaqësuesit të minoriteteve në Tiranë, gazetarët gjermane u njohën me situatën dhe të drejtat e minoriteteve në Shqipëri. Në këtë takim mori pjesë edhe Vasil Sterjovski, aktivist i komunitetit maqedonas në Shqipëri. (Makedonium)