Aleanca maqedonase: Statusi, një hap para drejt Evropës së Bashkuar

Partia Aleanca maqedonase për integrim europian (AMIE) ka përshëndetur marrjen e statusit të vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Evropjan. Qendrimin e partisë, në konferencën e sotme për shtyp në Korçë e shprehu sekretari i përgjithshëm, Vasil Sterjovski.

– Ky vendim është një hap para drejt Evropës së Bashkuar dhe është merite në radhë të parë të qytetarëve të vendit. Gjithë faktorët politikbëres sidomos Qeveria duhet të inkurajohen nga ky vendim dhe të angazhohen më shumë për përmbushjen e reformave të nevojshme për çeljen sa më shpejtë të negociatave për anëtarësim. – u shpreh Sterjovski.

– Një nga fushat prioritare që Këshilli i Evropës në konkluzionet mbi Shqipërinë ka evidentuar dhe ku duhet punuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE është përmirësimi i të drejtave të minoriteteve, ku duhen marrë një sërë masash për garantimin dhe respektimin e te drejtave te minoriteteve.

Partia Aleanca maqedonase per integrim europjan, si e vetmja parti që mbron interesat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, do të japë kontributin e saj në realizimin e aspiratës evropiane të vendit tonë. – tha Sterjovski. (Makedonium)