Bazeni Ohër – Prespë do të shpallet Rezervë Ndërkufitare të Biosferës

Komiteti i ekspertëve të UNESCO-së duke shqyrtuar formën e nominimit për shpalljen e rajonit Ohër – Prespë Rezervë Biosfere dha rekomandim dhe miratimin për Këshillin Ndërkombëtar të UNESCO-së për të deklaruar pjesën maqedonase dhe shqiptare të rajonit Ohër – Prespë, Rezervë Ndërkufitare të  Biosferës, për shkak të vlerave që përmban.

Komiteti Ekspert gjithashtu rekomandoi se në momentin kur pala greke do të shpreh gatishmërinë për t’u bashkuar me Rezervën Biosfere menjëherë do te bëhet pjesë e Rezervës Ndërkufitare te Biosferës.

Këshilli Ndërkombëtar i UNESKO-se më 10 dhe 11 qershor në Jonkeping në Suedi do të mbajë takimin e tij me rendin e ditës shpallja e rajonit Ohër – Prespë për Rezervë Ndërkufitare të Biosferës.

“Rezervat Biosfere kanë për qëllim ballancimin e nevojës për të mbrojtur vlerat e biodiversitetit, nevojën për një jetë më të mirë për të gjithë banorët” –  tha për gazetën Makedonium, z.Wolfgang Fremut lider i projektit: “Rezervë Ndërkufitare të Biosferës ‘Baseni Ohër-Prespë’ – Mbështetje për Parkun Kombëtar Prespë në Shqipëri.

Propozimi për implementimin e konceptit Rezervë Ndërkufitare të Biosferës ‘Baseni Ohër-Prespë’ daton hershëm tek një projekt të përbashkët për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit i cila çoi tek një marrëveshjeje dypalëshe midis Shqipërisë dhe  Maqedonisë e  nënshkruar në 2004, në të cilën është përcaktuar krijimi i një Rezerve Ndërkufitare të Biosferës për pellgun ujëmbledhës Ohër – Prespë. Si rezultat i aktiviteteve dhe përpjekjeve për mbrojtjen e përbashkët dhe zhvillimin e të gjithë rajonit të realizuara nga ana e Sekretariatit dypalësh për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit me mbështetjen e Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim nëpërmjet Bankës Gjermane për Rindërtim (KFW) në bashkëpunim me Ministrinë shqiptare për Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të Zyrës së UNESCO-së në Venecia, u arrit një mbështetje e gjerë e komuniteteve të interesuara dhe zonave të mbrojtura në rajonet e vendeve fqinje. Këto çuan në Deklaratën e përbashkët të angazhimit për krijimin e një Rezerve Ndërkufitare të Biosferës ‘Baseni Ohër-Prespë’ në kuadër të Programit MAB të UNESCO-së, e nënshkruar nga dy Ministrat e Mjedisit dhe drejtuesit e Parqeve Kombëtare në tetor 2012. (Makedonium)