Qeveria investon 100 milionë dollarë, Për Pustecin nuk ka para

Qeveria shpalli projektin “Rilindja Urbane” i cilit do të mbështesë projekte në të gjithë Shqipërinë nga veriu në jug, duke mbuluar shumë qytete dhe zona turistike.

Qëllimi i këtij projekti është rigjenerimi i qendrave të qarqeve, dhe zhvillimin e zonave turistike dhe nga buxheti i shtetit do të jepen 100 milion dollarë për të mbështetur këtë projekt.

Komuna e Pustecit, edhe pse është shpallur zonë turistike, ku gjendet liqeni i Prespës dhe Parku Kombëtar i Prespës, nuk merrë asnjë projekt, edhe pse për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e turizmit në komunën e Pustecit janë të nevojshëm ndërtimi i ujësjellësave dhe kanalizimeve në shumicën e fshatrave, asfaltimin e rrugëve lokale si dhe rregullimin e plazheve në bregun e liqenit të Prespës. (Makedonium)