Libri “Njëqind vjet mall” i Misho Juzmeskit promovohet edhe në Pustec

Sot në shkollën “Trajan Gjeorgjiovski dhe Mitre Kolevski” në Pustec u promovua libri “Njëqind vjet mall”, i shkrimtarit nga Ohri i Maqedonisë, Misho Juzmeski.

Për punën e autorit foli Tode Ilievski, kurse Lidia Razmoska foli për librin “Njëqind vjet mall”, dhe lexoi pjesë të librit.

Shkrimtari Misho Juzmeski në emër të Qendrës kulturore informative “Kultura 365” nga Ohri dhuroi disa libra për kishën dhe për shkollën në Pustec, ku një pjesë e konsiderueshme e mësimdhënies në shkollë është në gjuhën maqedonase.

Më parë shkrimtari nga Ohri, Misho Juzmeski realizoi me sukses promovimin e librit “Njëqind vjet mall” për Maqedonasit në qytetet e Korçës dhe Pogradecit në Shqipëri dhe Ohri dhe Prilepi në Maqedoni. (Makedonium)