Maqedonasit në Shqipëri, promovojnë librat e Nikovskit dhe Stefan -Vllahov

Dy botimi jane botuar këtë fundjave në qytetin e Korçës. “Roli i SHBA-ve në golgotën maqedonase (1991-2013)” nga autori Risto Nikovski nga Maqedonia dhe libri “Shteti, si ndërtohet dhe mbrohet” nga shkrimtari me origjin maqedonase Stefan Vllahov Micov nga Bullgaria.

Organizatore e ketij takimi ka qënë Qendra kulturore maqedonase “SONCE” nga Korça, me mbështetje edhe të bashkisë së Korçës. Të ftuar në këtë promovim kanë qënë përfaqësues të shoqatave maqedonase “PREGOR” dhe dega e shoqatës “Prespa” nga Pogradeci si dhe “MED” nga Vërniku dhe ambasadori maqedonas në Tirane, Stojan Karajanov, si dhe perfaqesues së fushës së letrave nga Korça dhe Maqedonia.

Vasil Sterjovski aktivist nga rradhët e komunitetit maqedonas në Shqipëri ka bërë edhe prezantimin e veprimtarisë.

Libri “Roli i SHBA-ve në golgotën maqedonase (1991-2013)” i Risto Nikovskit, ish ambasador i Maqedonisë në Shqipëri për periudhën 1998-2002, përshkruan rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë që me shpërbërjen e Jugoslavisë dhe deri në ditët e sotme.

-Me kënaqësi viјë në Shqipëri u shpreh per mediat autori maqedonas Nikovski. Kam qënë edhe ambassdor për periudhën 1998-2002 dhe mund të them po me kënaqësi se marrëdhëniet midis dy shteteve tona po zhvillohen shumë mirë. Pikërishtë për këtë ne duhet të kemi gjithnjë një bashkëpunim të mirë u shpreh Nikovski.

“Kufijtë tashmë janë vetëm një formalitet, ne mund të lëvizim lirisht në Europë por ne duhet të kemi edhe një bashkëpunim gjithmon edhe më të madhe në rafshin ekonomik pasi ky do të jetë afrimi ynë më i shpejt në Bashkimin Europian dhe për standarte më të larta për të dy vendeve tona. Pikërisht ky aktivitet është një tjetër hap drejt këtij bashkëpunimi drejt të ardhmen.”- tha Nikovski.

Ndërkoh në librin “Shteti, si ndërtohet dhe mbrohet” autori Stefan Vlahov Micov  përpiqet të japë, një koncept të vetëm të historisë së Maqedonisë, një filozofi të historisë maqedonase, termin dhe shtetin maqedonas.

“Vendet dhe kryesisht popujt e Ballkanit kanë ndryshuar shumë dhe sot jetojmë në shekuliin e 21 ku shohim se marëdheniet midis dy vendeve sa vjen dhe bëhen më të mira dhe me te zhvilluara. Libri im ka te bëjë pikerisht me historin e Maqedonisë ku unë përpiqem ti japë një koncept për të ardhmen e popullit të Maqedonisë ku përmblidhet e shkuara dhe pikërisht e ardhmja dhe kjo e fokusuar më së shumti tek marëdhëniet me fqinjët.” – u  shpreh autori nga Bullgaria, Stefan Vllahov Micov.

Në aktivitet, folën edhe aktivistët maqedonas në Shqipëri, Spase Mazenkovski, Dhimitër Grozadani dhe Taqo Grozadani, ndërsa këngëtarja e njohur maqedonase Ristana Rina Nikollova këndoi disa këngë maqedonase. (Makedonium)