Maqedonasit në Shqipëri në takim me OSBE-në

Statusi dhe të drejtat e Maqedonasve në Shqipëri, me një theks të veçantë në arsimin dhe ndarjen e re territoriale, ishin temat kryesore të takimit të realizuar dje në në Korçës midis Sekretarit i Përgjithshëm i Aleancës maqedonase për integrim Europian (AMIE), Vasil Sterjovski me Fejzo Numanaj, përfaqësues pranë zyrës së ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri.

Në takim, Numanaj u njojtë me situatën dhe të drejtat e Maqedonasve në Shqipëri, për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën maqedonase në komunën e Pustecit ku zyrtarisht njihet komuniteti maqedonas në Shqipëri dhe nga 55 tekstet e nevojshme që duhet të jenë të shtypura në gjuhën maqedonase nuk jane shtypur 41 tekste, për mbylljen e shkollës maqedonase në f.Vernik, në zonën e Devolit dhe pamundësinë për mesimin e gjuhës maqedonase nga  fëmijët maqedonas jashte zonës së Prespës si në zonat e Gorës dhe të Gollobordës dhe në qytetet transmeton gazeta Makedonium.

Në takim u diskutua edhe për ndarjen e re territoriale për të cilën janë të shqetësuar Maqedonasit në Shqipëri. Sterjovski e informoi përfaqësuesin e OSBE-së se shkrirja eventuale e komunave të banuara me popullsi maqedonase do të ishte shkelje e rëndë e të drejtave të minoriteteve dhe do të thotë një proces i asimilimit të komunitetit maqedonas dhe kërkoi mbështetje nga OSBE-ja që komunat e banuara me popullsi maqedonase në zonat e Prespës, Gorës dhe Gollobordës me një ndarje të mundshme territoriale të mos preken.

Përfaqësuesi i OSBE-së falënderoi Sterjovskin për takimin dhe tha se për gjitha këto shqetsime do të informоhet ambasadori i OSBE-së Florian Rauning dhe u ra dakort që brenda këtij muaji një delegacion i Maqedonasve në Shqipëri të realizoj një takim me ambasadorin Rauning.  (Makedonium)