Deputetët socialist kundër buxhetit të komunës Pustec

Kuvendi me 28 dhjetor 2013, mes debatesh e diskutime, ka miratuar me 82 vota pro, 27 kundër dhe asnjë abstenim, projekt-buxhetin për vitin 2014.

Deputetët Bashkim Fino dhe Erjon Braçe

Deputetët Bashkim Fino dhe Erjon Braçe

Ish-kryeministri socialist, Bashkim Fino ka shprehur rezerva për projektbuxhetin, duke deklaruar se edhe në këtë buxhet vazhdon trajtimi me preferencë për disa njësi vendore. “Në komunën Pustec që ka as 2 mijë banorë, që i ndërruam dhe emrin para pak kohe, e ka të përcaktuar grantin 22 ml lekë. Po Bashkia e Maliqit që ka 8 mijë banorë, e ka të njëjtë. Nuk mund të bëhen më qoka të tilla”, – tha Fino.

Edhe deputeti socijalist Erjon Braçe në debatin për projekt-buxhetin  u shpreh se komuna Pustec që ka më pak se gjysmën e banorëve se bashkia Maliq, merr më shume se kjo e fundit.

Sa duket deputeti Bashkim Fino me vetëdije manipulon me numrin e popullsisë së komunës Pustec, sepse komuna Pustec ka 5260 banorë.

Deputeti Bashkim Fino ishte edhe kundër kthimit të emrit të komunës Pustec. Në debatin në komisionin e  ligjeve vitin e kaluar, tha se emri Liqenas tingëllon me mirë se emri Pustec. Mbas insistimit të Edi Ramës votoi në seancën parlamentare për kthimin e emrit të komunës Pustec. (Makedonium)