Çertifikatë për gazetën Makedonium nga Unioni i gazetarëve shqiptarë, dega Korçë

Gazeta Makedonium e fitoi çmimin “për kontribut të shquar në promovimin e komunitetit maqedonas në Shqipëri, si dhe për kontributin në perparimin e marrëdhënieve midis popullit shqiptar dhe maqedonas”, nga ana e Unionit i gazetarëve shqiptarë, dega Korçë.

Në festën e fundvitit e cila Unioni i gazetarëve shqiptarë, dega Korçë, e organizoi mbrëmjen e 23 dhjetorit tek bar-restorant “Tivoli” në Korçë, merrnin pjesë kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, prefekti i Qarkut të Korçës, Ardit Konomi, kryetari i Unionit të gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa, redaktorja e gazetës “Shqiptarja.com” Anila Basha, gazetar, kamerman, teknik nga Qarku i Korçës si dhe gazetarë nga Ohri të Maqedonisë.

Kryetari i Unionit të gazetarëve shqiptar, dega Korçë, Erget Cenolli , në fjalën e tij përshëndetëse tha se Viti i Ri është një moment për të bërë një bilanc të shkurtër të punëve të gjithësecilit dhe se kishte bindjen se ky vit ka qënë një vit nga më të mirët për median dhe gazetarinë e Qarkut të Korçës. I mbushur me ngjarje dhe evente, ky vit i ka dhënë mundësinë çdokujt  prej gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias të shpalosë angazhmin, dhe talentin aty ku punon.

“Nuk mund të le pa përmendur se, pakicat kombëtare dhe komunitetet kanë bërë hapa të përgëzueshëm në performancën mediatike. Tashmë kemi një gazetë online “Makedonium” e cila përcjell  kulturë të lartë mediatike dhe kontribut të paçmuar në marrëdhëniët ndërmjet dy popujve fqinjë, shqiptarëve dhe maqedonasve.” –  tha Erget Cenolli , kryetar i degës Korçë të Unionit i gazetarëve shqiptarë.

Kryetari i bashkise së Korçës, Sotiraq Filo i’a dha çmimin për gazetën Makedonium, Vasil Sterjovskit i cili falenderoi Unionin e gazetarëve shqiptar, dega Korçë për këtë çmim:

“Në emër të redaksisë të gazetës Makedonium falenderoj Unionin i gazetarëve shqiptar, dega Korçë për këtë çmim.

Ky vlerësim vjenë në një vjetorin e themelimit të gazetës Makedonium si e vetmja gazet online në vendin tonë në dy gjuhë shqip dhe maqedonisht dhe që i është dedikuar komunitetit maqedonas. Ky vlerësim na motivon më tepër për të vazhduar në promovimin e komunitetit maqedonas dhe shpresojmë se në 2014 kjo gazet përvëç në internet, të arijmë ta botojmë edhe një here në muaj.” – tha Vasil Sterjovski. Gazeta Makedonium u themelua në dhjetor të vitit 2013 dhe i është dedikuar komunitetit maqedonas në Shqipëri.

Në këtë aktivitet të Unionit i gazetarëve shqiptar, dega Korçë, me çmime u vlerësuan edhe gazetarët, Arben Kosturi për dokumentarin “Vlerat e minoritetit rrom, Tonin Froku për reportazhin e fshatit Tushemisht, dhe gazetarët e TV Korçës, Leonard Trebicka dhe Romeo Xinxifi për reportazhin sportiv “Një ditë me ishportierin Hektor Shkurti”. (Makedonium)