Në Tiranë u kremtua 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në njëzet vitet e fundit vazhdimisht thellohen dhe kurrë nuk kanë qenë më të mira, dhe qëllimi i të dy vendeve  është aderimi në familjen evropiane. Ndër sfidat ende mbeten respektimi i të drejtave te komuniteteve etnike, atij maqedonas në Shqipër dhe shqiptarë në Maqedoni, kanë thene politikanët e tanishëm dhe të mëparshëm të të dy vendeve në kremtimin më 12 dhjetor në Tiranë, i 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në pritjen solemne e organizuar nga Ambasada e Maqedonisë në Tiranë, merrnin pjese, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, i cili ishte në një vizitë zyrtare në Shqipëri, homologu i tij shqiptar Ilir Meta, Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, ish-Presidenti Bamir Topi, personalitetesh te tjere të jetës politike, shoqërore, biznesit, përfaqësues të trupit diplomatik, shoqatave dhe partinë maqedonase në Shqipëri.

 “Gjatë këtij muaji përmbushen 20 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes shteteve tona. Ky është një rast i mirë për t’u përkujtuar ato që janë bërë dhe janë arritur, por edhe për të shprehur gatishmërinë për përparimin shtesë të raporteve të përgjithshme mes dy vendeve, me nder dhe respekt të ndërsjellë”, u shpreh Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

“Janë  20 vjet të cilat kanë provuar domosdoshmërinë për të mbështetur dhe ndihmuar njëri-tjetrin si e vetmja rrugë për të ecur drejt prosperitetit të vendeve tona, popujve tanë dhe të qytetarëve tanë…do të vazhdojmë në këtë rrugë të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi edhe një model për gjithë bashkëpunimin rajonal”, tha Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas ish presidentit i Shqipërisë Bamir Topi, marrëdhëniet Maqedoni-Shqipëri janë të shkëlqyera, dhe këtë ai e pati vërtetuar edhe përmes aktivitetit të tij politik.

“Jam i bindur që këto marrëdhënie janë tradicionale, dhe jam i bindur që qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia do të jenë pjesë e familjes evropiane dhe familjes euro-atlantike. Këto marrëdhënie janë shumë njerëzore, shumë  të çliruara nga komplekset e së kaluarës. Besoj se është rruga e duhur e këtyre marrëdhënieve”, deklaroi Bamir Topi, ish president i Shqipërisë.

Megjithatë, ajo që është e njohur është fakti se Shqipëria ende nuk e njeh Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, dhe pas hyrjes së saj në NATO nuk ka më asnjë justifikim.

Gjithashtu, Shqipëria duhet të tregojë vullnet më të madhe për relizimin i të drejtave dhe liritë e komunitetit maqedonas, në parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë. (Makedonium)