Dita e verës në Prespe

Tradicionalisht për disa vite me rradhë në dhjetor, në Prespë prodhuesit tradicionalë të verës festojne Diten e verës.

Këtë vit, festa e Veres, sot u mbajte në Goricë e Vogel, komuna e Pustecit, në selinë e Parkut Kombëtar të Prespës  dhe u shoqërua nga nga nje panair i ushqimeve tradicionale nga zona e Prespës.

Në këtë festë, prodhuesit tradicionalë të verës në Prespë kanë nxjerrë produktin e këtij viti duke konkuruar për verë me të mirë,  pije e cila në Prespë prodhohet thuajse nga çdo familje.

Në fund të festës një komision i posaçëm degustuesish shpalli verërat më të mira, ndërsa festa u pasua nga një performancë të pasur kulturore dhe artistike dhe shfaqe të grupit folklorik të shkollës nëntvjecare “Rezistenca e Goricareve” nga Gorica e Vogël. (Makedonium)